Yuri Kim: Nuk mund t’i rezistoja Ali Pashë Tepelenës!
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, ka postuar një “selfie”, pranë shtatores së Ali Pashë Tepelenës, gjatë një kalimi të saj në qytetin e Tepelenës.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, ka postuar një “selfie”, pranë shtatores së Ali Pashë Tepelenës, gjatë një kalimi të saj në qytetin e Tepelenës.
“Nuk mund t’i rezistoja një ndalimi të shpejtë në Tepelenë, tek Ali Pashë Tepelena, gjatë kthimit tim në Tiranë nga Kakavija, ku së bashku me ministrin e Brendshëm shqiptar, Bledar Çuçi, Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philipidou dhe unë, nënvizuam mbështetjen e fuqishme, kontrollin e zgjuar të kufijve që lehtëson tregëtinë dhe udhëtimin, ndërkohë që luftojmë aktivitetin kriminal”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj në Instagram.