Yuri Kim, ambasadorja e dashuruar me artin
Kryediplomatja amerikane në Tiranë së fundi vizitoi studion e Leon Çikës, fotograf dhe piktor i njohur shqiptar.
Ambasadorja e Shteteve të Bashtuara në Shqipëri, Yuri Kim, është një nga diplomatët më befasuese jashtë zyre, duke vizituar dhe takuar njerëz të thjeshtë, apo të profesioneve të ndryshme.
Kryediplomatja amerikane në Tiranë së fundi vizitoi studion e Leon Çikës, fotograf dhe piktor i njohur shqiptar.
“Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështet artistët shqiptarë”, shkruan në Facebook, Çika, i cili veçohet si piktor i peizazheve, piktor i natyrës dhe i arkitekturës tradicionale si dhe fotograf artistik.
I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura Shqipëri, në Tiranë, Leon Çika, ka realizuar gjithashtu me sukses ekspozita fotografike dhe ka marrë isa çmime.