“Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” bashkon 10 artistë nga Shqipëria dhe Austria

Ekspozitë u realizua në bashkëpunim mes Ambasadës së Austrisë në Shqipëri, Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar


“Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor” titullohet ekspozita e çelur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, e kuruar nga historiani dhe kritiku i artit Ph.D. Oltsen Gripshi.

Ekspozita bën bashkë dhjetë artistët më në zë të artit bashkëkohor midis Shqipërisë dhe Austrisë, ku gjuha pamore me të cilën ata paraqiten tek publiku shqiptar është sa e larmishme për nga teknikat e përdorura aq dhe gjithëpërfshirëse për nga tematikat e trajtuara.

Ekspozita e artit bashkëkohor Shqipëri-Austri e titulluar “Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor”, e kuruar nga historiani dhe kritiku i artit Ph.D. Oltsen Gripshi prezanton punimet e artistëve Admir Përvathi, Adriana Marku-Sedaj, Christian Strassegger, Dastid Miluka, Elisabeth Gschiel, Gilbert Kleissner, Helidon Haliti, Michaela Knittelfelder-Lang, Naim Spahiu dhe Peter Wagner.

“Gjithnjë e më shpesh, në përputhje me ndjenjën e përkatësisë së epokës aktuale, të së tashmes, bashkëkohores, artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës. Një ndërthurje nocionesh e botëkuptimesh, njeriut dhe natyrës, që ka magjepsur gjithmonë antropologët, biologët, natyralistët dhe studiuesit e artit të interesuar për të kuptuar këtë lidhje të çuditshme, por thelbësore, e cila shumë shpesh kthehet edhe në konflikt mes tyre!”, tha kuratori Gripshi.

Me këtë rast, vetë kuratori i ekspozitës, Oltsen Gripshi, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për gjithë artistët pjesëmarrës, bashkëpunëtorët, mbështetësit e këtij projekti ndër të tjera theksoi se “kjo ekspozitë kërkon të përçoj tek publiku mesazhe të shumëfishta”.

“Asnjëherë më parë marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës nuk është bërë një çështje kaq qëndrore se sa në krijmtarinë e artistëve. Në këtë ekspozitë do të shohim se artistët e mbështesin kërkimin e tyre artistik dhe filozofik-konceptual në zbulimin e marrëdhënies midis njeriut dhe natyrës.

Vetëkuptohet, aty ku hapet një reflektim mbi qenien njerëzore hyn në lojë gjithmonë arti, si një përmasë nëpërmjet së cilës qenia njerëzore shkëputet nga realiteti, duke lundruar brigjeve të imagjinatës.

Megjithatë, do të ishte gabim të mendohej se arti vetëm tani ka filluar të merret me botën natyrore, me thelbin e qenësishëm të vetë ekzistencës së tij,duke e vendosur atë si një objekt artistik. Përkundrazi, mund të thuhet se që nga zanafilla e tij ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë mes artit dhe natyrës”, theksoi Gripshi.

Menaxheri i projektit artistik Karl Bauer në fjalën e tij përshëndetëse tha se “jam shumë i lumtur, që pranova ftesën për të qenë pjesë e këtij projekti që sjell bashkë një grup artistësh shumë të talentuar dhe kaq të ndryshëm, për sa i përket shprehjes artistike në një ekspozitë për artin bashkëkohor në ditët e sotme”.

Kjo ekspozitë u realizua falë bashkëpunimit të Ambasadës së Austrisë në Shqipëri, Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.