“Allow Colors”, Dritan Çelaj surprizon botën e artit në Shqipëri!

I mirënjohur në vend si sipërmarrës i suksesshëm, Dritan Çelaj befason artdashësit me ekspozitën e tij.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

I mirënjohur në vend si sipërmarrës i suksesshëm në fushën e sigurimeve dhe ndërtimeve elitare, Dritan Çelaj, Kreu i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, befason artdashësit me një pasion, në dukje të fshehur, por në realitet, befasues, pasi veprat e tij, herë surreale dhe herë impresioniste, të fusin në botën e tij të brendshme, të kultivuar prej më shumë se dy dekadash.

Për publikun dhe median ai hap ekspozitën e tij të parë në Galerinë e Artit në Tiranë, me një emër mjaft të gjetur: “Allow Colors” ose “Lejo ngjyrat”.

Është paleta e ngjyrave të tij, herë të ngrohta dhe herë në kontrast. Diku gjen siluhetën e një nudoje artistike, një tjetër ka ngjyra pranverore, dhe një e trete me penelata vjeshtake. Katër stinët janë brenda artit konvencional të piktorit Dritan Çelaj. Një refleksion ngjyrash. Me individualitetin e tij.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes të ekspozitës ishin të pranishëm njerëz të botës së artit, biznesmenë dhe figura të rëndësishme të fushave të ndryshme.

Ekspozita “Allow Colors” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Artit Tiranë.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.