Albert Gjoka, “Bukinisti Mendel” shqiptar!

“Bukinist” është platforma më e madhe online e shitjes së librave në Shqipëri, por dhe në rajon


Nga Dash Frashëri, botuesi i Bloger.al

Shikojeni këtë foto. Eshtë holli i përditshëm i “Toptani Shoping Center”, një prej qendrave tregtare më të frekuentuara në kryeqytet.

Por, shikojeni edhe tani! Ndryshimin e Madh!

Eshtë Panairi i Librave, i organizuar nga Bukinist.al, platforma më e madhe e shitjes së librave online!

Panairi “Ditët e Librit” te “Toptani Shoping Center” rezultoi një sukes i jashtëzakonshëm.

Kur gazetari i mirënjohur, Dr. Albert Gjoka, themeloi portalin e shitjes online të librave, Bukinist.al, në vitin 2016, si një vizionar i lindur, ai e kishte të qartë se “krijesa e tij” do të rezultonte një sukses.

Sot, Albert Gjoka konsiderohet nga letrarët si “Bukinisti” shqiptar, një version i Bukinistit të famshëm, Mendel, i shkruar mjeshtërisht nga Stefan Cvajg.

Bukinist.al është vitrina më e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

“Ishujt e librave” të krijuara sipas tematikës dhe moshave, sugjerime nga koordinatoret e panairit ndaj dashamirësve dhe të interesuarve, titujt e librave, pak nga përmbajtja e tyre, duke jua lehtësuar edhe zgjedhjen e tyre.

Menaxherët e shtëpive botuese, me të cilat “Bukinist” bashkëpunon prej kohësh e telefonojnë “Gjokën e Bukinistit”, për të sjellë libra shtesë në panair.

Nga 31 marsi dhe deri më 23 prill, kur panairi u mbyll pati një fluks të jashtëzakonshëm të interesuar për të blerë të paktën një libër, kjo edhe për shkak të strategjisë së marketingut me ulje të konsiderueshme të cmimeve.

 

Por, cila është sekreti dhe rruga e Bukinist drejt suksesit?

Dr.Gjoka ka këtë përgjigje!

“Pas përvojës së gjatë në media edhe në drejtimin e disa portaleve online, qysh nga viti 1998 dhe deri 2013, kisha menduar disa herë të krijoja një platformë online të shitjes së librave. Në vitin 2003, së bashku edhe me inxhinierin Alfred Alushllari krijuam portalin Librariaonline.net, për të shitur librin në formatin E-book. Platforma nuk arriti dot të kishte sukses, edhe për shkak se përdorimi i kartave të kreditit dhe interneti ishin në nivele të ulëta, jo si sot.

Në vitin 2016, i propozova Nettrade, e cila kishte edhe platforma të tjera online, të krijonim një platformë librash. Valer Pinderi dhe Altin Luli, dy drejtuesit e kompanisë e mirëpritën si propozim. E kemi hapur, më 22 korrik 2016″.

Por, si u vendos emri “Bukinist”, sot marka më e njohur e shitjes së librave në Shqipëri?

“Asokohe kompania Nettrade kishte rreth 30 punonjës, të cilët u përfshinë në një proces për të gjetur një emër. Iu propozova dy drejtuesve të kompanisë Nettrade, të lexonin novelën e Stefan Cvajgut ‘Bukinisti Mendel’. Pasi e lexuan, vendosëm ta quanim ‘Bukinist’. Bukinisti ishte një person me një kulturë të nivelit shumë të lartë, të cilit gjithkush i kërkonte rekomandime për librat. Ishte një hebre, një enciklopedist i famshëm, i cili jetonte në Vjenë dhe njihej nga kancelari austriak. Gjatë periudhës naziste, Bukinistin Mendel e arrestojnë si hebre. Fundi i tij sjell në vëmendje njeriun e librave”, thotë Gjoka.

Sot, pas shtatë vitesh është platforma më e madhe online e shitjes së librave në Shqipëri, por dhe në rajon

“Falë punës së jashtëzakonshme të ‘Nettrade’ të asaj kohe dhe ‘Aladin’-it të sotëm, duke reflekuar edhe sloganin tonë ‘Pasioni për librat’ kemi një bashkësi lexuesish mbi 70 mijë persona, që kanë blerë 1 apo 2 herë libra dhe kemi një bashkësi tjetër që e quajmë ‘Mik i Bukinistit’ prej rreth 4 mijë personash, të cilët janë komuniteti i artë i yni dhe përfitojnë nga ofertat tona”, thotë Gjoka.

“Bukinist” ka në inventarin e tij, rreth 13 mijë tituj, prej tyre janë 1300 tituj në anglisht. Platforma bashkëpunon me mbi 200 shtëpi botuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Britaninë e Madhe.

Lexo më shumë nga

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.