Tirana, 24 orë kryeqyteti europian i “Retro”

Një organizim kompleks dhe i përsosur, i realizuar nga DPSHTRR, Retro Albania dhe FIVA


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Tirana, 24 orë kryeqyteti europian i “Retro”!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania organizoi për herë të parë në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), Simpoziumin “Bashkëpunim dhe Partneritet me Qeverinë dhe Institucionet e tjera/ Cooperation and Partnership with GOV and other Institutions”.

Një organizim shumë kompleks. I realizuar në perfeksion nga Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtuesit e Retro.al në bashkëpunim me FIVA – Federata Ndërkombëtare e Mjeteve të Vjetra (FIVA – Fédération Internationale des Véhicules Anciens).

Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi mikpritës në organizimin e këtij simpoziumi, erdhi pak muaj pas anëtarësimit të shumëpritur të RETRO Albania në FIVA në Nëntor 2022.

Botuesi i Bloger.al, Dash Frasheri dhe Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin të pranishëm në këtë që e shndërroi Tiranën, në kryeqytetin evropian të “Retro”-s.

Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fjalën e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe të zhvillimit të këtij misioni.

“Falënderoj qeverinë shqiptare për suportin e pakursyer si dhe presidentin e FIVA, i cili pati besimin që Shqipëria do t’ia dilte këtij procesi, duke e afirmuar ‘Retro Albania’, si një ndër anëtarët e saj me të drejta të plota”, u shpreh Gonxhja.

Presidenti i FIVA, Tiddo Brester theksoi rëndësinë e këtij komuniteti, sfidat që hasin përgjatë rrugëtimit dhe këshillat që duhet të ndjekin për të lobuar me qeverinë dhe institucionet e tjera në promovimin e mjeteve historike.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksuan kënaqësinë e të paturit të një komuniteti të zyrtarizuar dhe njohur ndërkombëtarisht për Mjetet Historike Shqiptare, për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë vendase.

 

“Kurrë mos pusho së ngari” nuk është vetëm një slogan, por një mënyrë jetese.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë në ambientet e Hotel Plaza, koleksione automotive në sallën hyrëse dhe në sallën ku do zhvillohet simpoziumi, në trajtë retrospektive e rikthimi në nostalgji.

Këtë vitrinë spektakolare të mjeteve “Retro”, e shoqëron ekspozimi edhe i shumë punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe hapësirës dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor.

 


“Retro Bazaar”

Eventi spektakolar “Retro Bazaar”, me koleksionin e mjeteve retro, që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, ka kthyer pas në kohë pamjen në qendrën e Tiranës, duke ngjallur interes të shtuar për t’u vizituar nga qytetarë të shumtë, por edhe turistë që kanë ardhur për të vizituar kryeqytetin.

Makina e ish-udheheqesit komunist te Shqiperise, Enver Hoxha

Një targë e personalizuar është më shumë se kënaqësi personale, është një kujtim nga RETRO!

 

 

Mbrëmja gala ishte edhe përmbyllja e bukur e Simpoziumit duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit e huaj dhe përfaqësuesit shqiptarë në një darkë festive në Hotel Tirana International.

Një event që meriton notën “10”!

Tiranë, 1 maj 2023

Bashkim Ahmeti Izano, piktori i një bote ëndrrash!

Bashkim Ahmeti Izano është një nga artistët elitarë shqiptarë. Kadare: Në pikturat e tij ndihet liria.

“Nëpër gjurmët e Tasos”

Piktori i famshëm pogradecar, Anastas Kostandini (Taso) hapi ekspozitën e tij personale në COD.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.