Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”

Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, ambientet e jashtme të godinës së institucionit janë kthyer në një ‘galeri arti’


Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, ambientet e jashtme të godinës së institucionit janë kthyer në një ‘galeri arti’ për vizitorët e ndryshëm të cilët do të shohin ekzpozitën e punuar nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të kryeqytetit.

Ekspozita e quajtur “Drejtësia në sytë e një piktori” do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Aty qytetarët do kenë mundësi të njihen me një sërë dokumentash historike të siguruara bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasyrohen foto dhe akte që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë.

Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.