Arti shqiptar bashkëkohor ekspozohet në Indonezi

Pjesëmarrja në këtë Triennale Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor ishte një përvojë e jashtëzakonshme


Nga Oltsen Gripshi

International Art Exhibition Dewantara Triennale of Jakarta në Indonezi është ndër ekspozitat më të rëndësishme, jo vetëm në Indonezi, por në të gjithë Azinë.

Kjo ekspozitë ndëkombëtare organizohet çdo tre vite dhe bën bashkë artistët bashkëkohor më në zë nga e gjithë bota.

Kuratorët e këtij edicioni ishin dy nga personalitetet më të shquar të artit indonezian Prof. Ph.D. Martinus Dwi Marianto dhe Ph.D. Hajar Pamadhi, të cilët trajtuan temën e “Angazhimi Social & Qëndrueshmëria” (Social Engagement & Sustainability), ku unë u përfaqësova me veprën “Midis qiellit dhe tokës”.

Një tablo, e cila shpërfaq hulumtimin e njeriut ndaj vetes, kohës që jeton dhe raporti i tij me natyrën, si pjesë e pandashme e evoluimit të jetës në tokë.

Trienalja qendroj e hapur nga data 7 deri më 14 mars 2023 në Jogja Gallery në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.

Kjo ekspozitë e rëndësishme ndërkombëtare u organizua në edicionin e saj të dytë nga Universitas Sarjanawiyata Tamansiswa Yogyakarta (Jakarta), Fine Arts Education Study Program (Pendidikan Seni Rupa FKIP UST) dhe Faculty of Teacher Training and Education (Fakultas Keguruan dan Ilmu Pendidikan).

Pjesëmarrja në këtë Triennale Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor ishte një përvojë e jashtëzakonshme, kjo për faktin, sepse organizohej në një vend shumë të largët nga Shqipëria, por edhe mbi të gjitha si përfaqësues i Shqipërisë në të.

Ekspozita të këtij niveli sjellin jo vetëm gjuhë të reja stilistike me të cilët artistët pjesëmarrës shprehen, por krijojnë ura të jashtëzakonshme njohjeje dhe shkëmbimi përvojash profesionale.

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.