Një ditë mes qindra fotove në Ekspozitën “START” në Galerinë FAB

Ekspozita “Start” është hapur në Galerinë e Akademisë së Arteve të Bukura në kryeqytet


Nga Dash Frashëri, botues i DashArt.al

Ekspozita “Start” e hapur në Galerinë e Akademisë së Arteve të Bukura në kryeqytet është një mundësi e mirë, për mua si botues i portalit DashArt.al dhe i pasionuar pas fotove, për të parë nga afër fotografitë e ekspozura nga studentët e talentuar.

 

Veprat janë krijuar nga studentët e grupit të parë të degës së fotografisë, Atelieri i Fotografisë, që u hap për herë të parë në Universitetin e Arteve të Bukura. Pedagogu Albes Fusha, artist i njohur i imazhit, thotë se dega e fotografisë i mungonte Universitetit dhe tani studentët janë mjaft të angazhuar për të mësuar sa më shumë nga themelet dhe risitë e kësaj fushe të gjerë të artit shqiptar dhe botëror.

Autorët e fotografive janë studentët: Erjon Kaçaça, Idlir Abazaj, Juxhino Xhangoli, Merlin Kaziaj, Kristiana Janka, Erdi Shehaj, Sebastian Shani, Inda Sela, Nadia Abazi, Euro Rrasa, Redina Qose, Ervis Gjini, Silvi Nasufi, Erisaida Veizaj, Kostandin Bita, Michele Beati, Elsamina Musiq, Marsia Kuka, Adelajda Roçi, Besiana Mënalla, Franc Hasa, Merisa Hasrama, Anjeza Mema, Xhesilda Shorja, Pakita Rustemi.

Fotografitë e ekpozuara në FAB janë me tematikë të ndryshme dhe mjaft interesante.

Një nga fotografët e rinj që kanë ekspozuar fotot e tij është edhe Juxhino Xhangoli.

 

“Jam student në Akademinë e Arteve, dega e Fotografisë. Kam punuar edhe module të tjerë në pikturë dhe skulpturë, dhe tani në fotografinë artistike. Jam munduar të shpreh artin tim, edhe përmes fotografisë. Subjeket e mia janë edhe të rastësishme, por edhe pjesë e projekteve personale”, tha Xhangoli për DashArt.al.

Pedagogia Orestia Kapidani dhe fotografi Juliano Xhangolli, te kendi i fotove te ekspozuara nga ana e tij.

 

Edhe pedagogia dhe kuratorja e ekspozitës, Orestia Kapidani, ndihet e kënaqur me nivelin e fotove të ekspozuara, për më tepër për eksperimentet e ndryshme të bëra me fotot.

“Kjo ekspozitë është në kuadrin e fotografisë analoge, që është edhe në programin e Universitetit. Janë bërë eksperimente të ndryshme. Janë shtatë autorë, fotografë. Bëjmë eksperimente me light painting”, tha pedagogia Kapidani për DashArt.al.

Erjon Kaçaça është një tjetër fotograf që ka ekspozuar fotot e tij, madje ai është një pinjoll i një familje fotografësh nga Kavaja, pasi dhe gjyshi dhe babai i tij janë fotografë të njohur.

 

“Fotografinë e kemi trashëgimi familjare. Gjyshi im, Avdyl Kaçaça ka qenë fotograf. Babai im, Skënder Kaçaça, është akoma fotograf, por edhe xhaxhai im është fotograf. Edhe unë ndoqa rrugën e tyre. Subjektet e fotove e mia disa janë edhe të rastësishme, kur më pëlqen dicka, por shumica e fotove janë të mirëmenduara dhe të kompozuara”, thotë Erjoni për DashArt.al.

Erjon Kaçaça pranë fotove të realizuara prej tij

 

Vizitorët janë të shumtë dhe sigurisht të kënaqur!

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.