Rama: Java e Kulturës Italiane, aperitivi kulturor që nuk duhet humbur

Tirana, Shkodra, Vlora, Berati, Gjirokastra e Përmeti do të mirëpresin Javën e Kulturës italiane.


Shfaqje filmash, koncerte dhe evente në natyrë është aperitivi kulturor që nuk duhet humbur nga Java e Kulturës italiane.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale programin e aktiviteteve në qytete të ndryshme të vendit nga data 1-7 qershor 2023, që do të mbahen në kuadër të kësaj jave.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

??❤️??Java e Kulturës Italiane – Shfletoni programin për të parë të gjitha aktivitetet në qytetet tona nga data 1-7 qershor 2023 ?

?Shfaqje të filmave, koncerte dhe evente në natyrë, një aperitiv kulturor që nuk duhet humbur?? ? ? ?️????‍??

??❤️??Java e Kulturës Italiane – Shfletoni programin për të parë të gjitha aktivitetet në qytetet tona nga data 1-7…

Posted by Edi Rama on Wednesday, May 31, 2023

Tirana, Shkodra, Vlora, Berati, Gjirokastra e Përmeti do të jenë disa nga qytetet që do të mirëpresin Javën e Kulturës italiane.

Një konsullate shëtitëse në Shkodër do të ofrojë për publikun shërbime të drejtpërdrejta, ndërkohë që një autobus i Policisë Postare dhe Telekomunikacionit do të sjellë në Shqipëri material informues mbi rreziqet që paraqet lundrimi në rrjet.

Produktet italiane do të prezantohen përmes aktiviteteve të ndryshme të degustimit, por edhe përmes një fushate promovimi ku do të ekspozohen produkte të ndryshme novatore “Made in Italy”.

“Ekrani i Artit” do të ndalet në çdo qytet duke prezantuar filma dhe dokumentarë, ndërkohë që në Berat do të çelet një ekspozitë e piktorëve italianë dhe atyre shqiptarë.

Në Vlorë do të prezantohet romani i këshilltarit për kulturën të kryeministrit, Fate Velaj, “Mi Manchi”, ndërkohë që në kuadër të aktiviteteve letrare do të prezantohet edhe libri “Memory of the air” që përmbledh tregimet e subjekteve të fotografuara nga fotografët e arkivit “Marubi”.

Java do të kulmojë me koncertin e Olen Çezarit në Gjirokastër, si dhe me shfaqje folkloristike italiane në sheshin e Lungomares në Vlorë.

Po ashtu në kuadër të Javës së Kulturës italiane do të përurohet kinemaja multifunksionale në Përmet.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.