Urdhri i Maltës nderon Princ Lekën me Kryqin e madh Pro Merito Melitensi
Në emër të Familjes mbretërore shqiptare, Princ Leka II i akordoi Mjeshtrit të Madh Fra’ John Dunlap dhe Kancelarit të Madh Riccardo Paternò di Montecupo, Kordonin e Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut
Urdhri i Maltës nderon Princ Lekën me Kryqin e madh Pro Merito Melitensi.
Njëkohësisht, në shenjë mirënjohjeje, në emër të Familjes mbretërore shqiptare, Princ Leka II i akordoi Mjeshtrit të Madh Fra’ John Dunlap dhe Kancelarit të Madh Riccardo Paternò di Montecupo, Kordonin e Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut
POSTIMI I PRINCE LEKA II
Me mbi 100.000 vullnetarë, mjekë, ndihmës mjekë dhe infermierë në të katër anët e rruzullit dhe në marrëdhënie diplomatike me mbi 100 shtete, Urdhri Sovran i Maltës është sot një nga entet sovrane më të vjetër, më të respektuar dhe më aktivë në fushën e diplomacisë humanitare.
Me një histori të pasur e të pandërprerë, që nga viti 1000, mbetet krenari e qytetërimit europian, traditave më fisnike dhe vlerave universale që mbart, Urdhri i Maltës ka pasur kontakte të vazhdueshme me botën shqiptare në shekuj dhe ka dhënë një ndihmesë jetike në përballimin e nevojave më urgjente të popullit tonë nga fillimi i viteve 1990, kryesisht gjatë luftës së Kosovës e deri më sot. Jam i nderuar që për të kremtuar partneritetin e Urdhrit sovran me bashkësitë shqiptare, në këtë vit që paraprin 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, zhvillova vizitën time të parë pranë ketij Urdhri, me ftesë të Fra’ John Dunlap, Princ dhe Mjeshtër i Madh i 81-të i Urdhrit të Maltës. Jam i impresionuar nga njohja e thellë e realiteteve shqiptare dhe gatishmëria për të ndihmuar njerëzit më në nevojë në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi të frytshëm, Urdhri i Maltës më nderoi me Kryqin e madh Pro Merito Melitensi. Njëkohësisht, në shenjë mirënjohjeje, në emër të Familjes mbretërore shqiptare, i akordova Mjeshtrit të Madh Fra’ John Dunlap dhe Kancelarit të Madh Riccardo Paternò di Montecupo, Kordonin e Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut.
Posted by Prince Leka on Thursday, June 1, 2023