Operatorët e medieve turistikë gjermanë, interes për Rivierën shqiptare

Këtë vit numri i turistëve gjermanë që kanë vizituar Shqipërinë është afërsisht 40 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar


Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello dhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela mikpritën një grup operatorësh të medieve turistike gjermane, të kryesuar nga Oliver Graue, shefi i redaksisë së FVW-së, media më e madhe e Turizmit dhe Mikpritjes në tregun gjermanishtfolës, me mbi 130 000 lexues ditorë, profesionistë në industrinë e turizmit.

Zëvendësministrja Bello dhe drejtoresha Çela theksuan vizionin e qeverisë shqiptare në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Turizmit, operatorët turistikë gjermanë shprehën dëshirën e tyre për të zhvilluar një tur në Rivierën e bukur Shqiptare me premtimin se do të përcjellin tek qytetarët gjermanë imazhin e Shqipërisë si një destinacion shumë i veçantë dhe mikpritës.

Këtë vit numri i turistëve gjermanë që kanë vizituar Shqipërinë është afërsisht 40 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, dhe kjo, edhe falë promovimit të Shqipërisë në shumë media prestigjoze ndërkombëtare.

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.