Leonardo DiCaprio, pushime luksoze me një vajzë misterioze

Aktori i famshëm i Hollwoodit po shijon pushimet në një jaht luksoz në Bregun e Amalfit.


Aktori i famshëm i Hollwoodit, Leonardo DiCaprio po shijon pushimet në një jaht luksoz në Bregun e Amalfit.

48-vjeçarit iu bashkua edhe babai i tij George, 79 vjeç, njerka Peggy Farrar dhe mbesa e tij, Normandie.

Leo preferoi të merrte rreze dielli me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Pushimet familjare të aktorit vijnë vetëm disa ditë pasi Gigi Hadid dhe Leonardo shijuan një tjetër mbrëmje me babanë dhe njerkën e tij në Londër.


Supermodelja dhe aktori fitues i çmimit “Oscar” u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër, të mërkurën.

Kjo shënoi natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi ata shkuan për darkë me prindërit e Leos në China Tang të martën.

Romanca e çiftit thuhet se mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

Leonardo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babanë e tij, i cili u nda nga nëna e aktorit menjëherë pasi ai lindi dhe u martua me Peggy Farrar dy dekada më vonë, në vitin 1995.

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.