Rama: 1200 artistë do të interpretojnë në Festivalin Folklorik Kombëtar

Festivali rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Zhvillohet nga 24 qershori deri më 1 korrik.


Ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare do të zbukurojnë kalanë e Gjirokastrës nga 24 qershori deri më 1 korrik.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

“Edhe pak ditë nga nisja e Festivalit Folklorik Kombëtar, ku 1200 artistë do të ngjiten në skenë dhe 90 të ftuar special do të jenë pjesë e festës në ditët e Gjirokastrës. Prej 24 qershorit deri më 1 korrik ju presim në Gjirokastër”, tha Rama.

Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.

Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.

Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.