Rama: Shqipëria, përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë

Sipas RTL News, këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 % dhe të gjitha agjencitë janë të rezervuara.


Shqipëria është një përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë edhe për këtë vit, falë edhe kureshtjes që ngjalli programi më i ndjekur në Holandë “Wie is de Mol?”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga revista holandeze “RTL News”, e cila thekson se edhe një prej “Reality show” më të ndjekur në Holandë u regjistrua në vendin tonë.

Rama tha se “regjistrimet e ‘Wie is de Mol?’ u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tonë, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të dëshirueshme”.

“Është media prestigjioze holandeze “RTL News” që konfirmon se këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 %, ku “gjithmonë e më shumë turistët po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë autentike”, që e gjejnë pa dyshim te ne. Vitin e kaluar, turistët nga Holanda ishin ndër grupet me rritjen më të shpejtë, +204 %, dhe e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjysmën e parë të vitit 2023″, tha Rama.

Sipas RTL News, këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 % dhe të gjitha agjencitë janë të rezervuara.

Lexo më shumë nga

Instalacioni “Foleza”, simbol i harmonisë mes natyrës dhe zhvillimit urban

Instalacioni artistik “Foleza” është realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.