Moisi Dalipaj, shkofsh 120 vjeç!

Ti sot je në 67-të vjetorin e lindjes. Je një shembull për të treguar!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Moisi është emër, që i takon shekullit të 7-të para lindjes së Krishtit. Jetoi 120 vjeç. Nuk po ta shpreh sot se çdo të thotë tjetër, por është shumë përfaqësues.

Moisi Dalipaj, të kam një mik dhe shok të rrallë. Je i rrallë se ke veti të tilla. Nuk doja ta mbyllja shkurt urimin për ty, siç bëjnë jo pak. Meriton edhe më shumë, por brenda meje këto rradhë kanë një shpirt të ndjeshëm, të prekshëm, të përmallshëm.

Ti sot je në 67-të vjetorin e lindjes. Natyrisht që ke gëzim. Por mendoj se ky gëzim, i takon një rrethi më të gjërë. I takon familjes tënde, djalit dhe vajzës tënde, gruas tënde, miqve dhe shokëve, por edhe Vlorës tënde dhe vlonjatëve të t’u që të djeg aq shumë xhani.

Kur të shikon ty, lexon qendresë, vuajtje, vështirësi, por edhe optimizëm për mbijetesë. Je një shembull për të treguar, se nuk dorëzohesh lehtë, mbetesh qendrestarë. Ke kaluar jo pak dhe pas kësaj u rehatofsh në dëshirat e tua.

Të iku zëri Moisi dhe u drithëruam për atë çka flitej dhe dëgjonim. Por ti u ngrite si zgalem, për të kujtuar Moisiun e historisë që jetoi 120 vjeç. I fola vetes me gjuhën e zemrës:

Si mund të më ikë, një mik i shtrenjtë si Moisi Dalipaj? Si mund të ndodhë, që të mos ja dëgjoj zërin? Si mund të gjykoj, se nuk do ta shikoj më?

Dhe optimizmi yt erdhi shumë i fortë, por aq sa edhe qendresa. Dhe labi ynë na gëzoi, duke na e lënë zemrën ashtu të mirë dhe të bukur të mendimit për të.

Dhe bëre ” Yjet në fushën tënde”. Shkule tërë Vlorën. Erdha edhe unë, durrsaku jot i betuar në respekt dhe mirënjohje ndaj shoqërisë tonë, por edhe ndaj punës tënde mëse të jashtëzakonshme. Kjo foto e jona, këtu është fiksuar. Është e 18 marsit 2023 në Vlorë. Të putha ballin tënd, që e kishte ngrohur zemra dhe shpirti yt i thellë sa “Joni”. Aty preka edhe njëherë forcën dhe qendresën tënde.

I ” rrëshqite” kurthit që të ngriti e keqja. Tani zëri yt buçet si më parë. Trëndafilat me rrënjë në zemrën tënde, u çelën përsëri si më parë. Çdo gjë ka marrë formë si më parë. Dhe miqësia e jonë
mbeti si më parë.

Kështu e lexon ditëlindjen tënde, një shok dhe një mik nga të parët e mikrofonit dhe të rradhëve të shtypit. Mbresat janë të forta, si fuqia e ujrave të kataraktit, për të dhënë kënaqësinë e urimit me zemrën dhe shpirtin e mikut të sinqertë.

67 vite sot, asgjë para Moisiut 120 vjeçar të mitologjisë. 120-67=56 vite mbeten për t’u bërë. Kjo vetëm për t’u barazuar me të, por edhe mund t’ia kalosh. Kjo jetë ka mrekullira.

25 qershor 2023! Njeriu i mirë, njeriu i thjeshtë dhe modest, njeriu i mënçur dhe i përkushtuar, çami dhe labi i fortë, miku dhe shoku im i spikatur MOISI DALIPAJ, është në përvjetorin e 67-të të lindjes.

Ta gëzosh me gjithsejt!

Durrës: 25 qershor 2023

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.