Kim: Mirupafshim Shqipëri! Shpresoj që t’i rezervoni ambasadorit të ri, të njëjtën mirësi e mikpritje
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, përshëndet me fjalë zemre dhe një video Shqipërinë dhe shqiptarët
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, përshëndet me fjalë zemre dhe një video Shqipërinë dhe shqiptarët, në mbyllje të mandatit të saj si diplomate në vendin tonë.
Signing off after three and a half years in beautiful Albania! I am proud to say that I visited all 61 municipalities and met thousands of Albanians, who greeted me with bread, salt, and an open heart. 1/2 pic.twitter.com/UzqzgTFncU
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) June 26, 2023
“Pasi mbylla tre vite e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë më kanë mikpritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur”, thekson Kim.
Ajo e mbyll përshëndetjen me një urim.
“Unë shpresoj që ju do t’i rezervoni ambasadorit të ri, të njëjtën mirësi dhe mikpritje. Faleminderit dhe mirupafshim!”, përfundon mesazhin e saj Kim.