Euronews: Shqipëria pret 10 milionë turistë këtë vit

Që nga Janari deri në Maj në Shqipëri kanë hyrë 2.4 milion turistë


Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euronews-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik.

Sipas medias së njohur 2023-shi është viti i cili Shqipëria shpreson ta kalojë pragun e 10 milionë vizitorëve.

Arsyeja se përse Shqipëria po njeh vetëm rritje gjatë këtyre viteve është vija bregdetare prej 450 kilometrash, duke i përcaktuar plazhet tona si plazhe që të lënë pa frymë.

Kjo kërkesë e shtuar e turistëve që huaj, që zgjodhën Shqipërinë për pushimet është vënë re veçanërisht që nga fillimi i pranverës.

Numri i tyre rritet me rreth 20-30% dhe çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet edhe në krahasim me rezultatet e vitit 2022 i cili ishte një vit i çliruar nga pandemia.

Si në artikujt e çdo media të njohur ndërkombëtare edhe kësaj here është evidentuar bukuria e peizazheve natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme!

Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim të plotë varion nga 30 deri në 300 Euro. Turistët vlerësojnë mundësinë për të përballuar një qëndrim të përballueshëm në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta.

Që nga Janari deri në Maj në Shqipëri kanë hyrë 2.4 milion turistë, rreth 700 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tv Klan

Lexo më shumë nga

Instalacioni “Foleza”, simbol i harmonisë mes natyrës dhe zhvillimit urban

Instalacioni artistik “Foleza” është realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.