Kina, superfuqia e arteve marciale – supershou në Tiranë!
Kombëtarja kineze është e përbërë nga 14 kampionë kombëtarë të arteve marciale dhe sportistë të shquar
Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com
Kur Wang Dexin, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës në Shqipëri, më dërgoi një ftesë për të ndjekur “live” shfaqjen e Arteve Marciale Kineze, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, isha i bindur se do të shijoja një shfaqje të bukur me karakter sportiv, të realizuar nga sportistë profesionistë të arteve marciale, disiplinë sportive ku Kina është një superfuqi botërore dhe një autoritet ndërkombëtar i pakonkurrueshëm.
Artet marciale kineze, të quajtura shpesh me termat kung fu ose wushu, janë zhvilluar gjatë shekujve në Kinën e Lashtë. Këto stile luftimi shpesh janë të frymëzuara nga filozofitë, fetë dhe legjendat e vjetra kineze.
Zanafilla e arteve marciale kineze i është atribuar nevojës për vetëmbrojtje, teknika gjuetie dhe stërvitje ushtarake në Kinën e lashtë. Lufta dorë më dorë dhe praktika e armëve ishin të rëndësishme në trajnimin e ushtarëve të lashtë kinezë.
Në fakt, kisha asistuar disa javë më parë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në një tjetër shfaqje të arteve marciale kineze, Shaolin Kung Fu, por me sportistë shqiptarë të “Albanian Academy”, të drejtuar nga Mjeshtri Albert Kola.
Wang Dexin, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës në Shqipëri, u nderua me një certifikatë mirënjohje.
Me Wang më lidh një miqësi e bukur, tipike shqiptaro-kineze, si në kohërat e arta të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kjo është hera e dytë, që një trupë sportistësh kinezë të arteve marciale performon në Shqipëri, por kësaj herë, Shoqata Kineze Wushu, vjen në kuadrin e aktiviteveve në Tiranën, si “Qyteti Europian i Sportit 2023”.
Kombëtarja kineze është e përbërë nga 14 kampionë kombëtarë të arteve marciale dhe sportistë të shquar. Kjo është hera e parë që delegacioni zyrtar kinez i Wushu-së shkon jashtë vendit pas pandemisë dhe është gjithashtu një nga vizitat e pakta në Evropë në vitet e fundit.
Duke e njohur traditën e pasur kineze në artet marciale, ekzekutimet dinamike të tyre, me shkopinj, thika e shpata, mbërrita në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, për të ndjekur e shijuar një nga shfaqjet më të bukura dhe më vibruese.
Ka shumë shikues në “Farie Hoti”, ku nuk mungojnë as kinezët që punojnë prej vitesh në Shqipëri, të tillë si doktori i njohur, Junmin Wu.
Wang Dexin, I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës në Shqipëri, në fjalën përshëndetëse të tij, thekson se është një traditë e kulturës kineze të “takosh miq përmes arteve marciale”.
“Ambasada kineze është e gatshme të punojë së bashku me njerëz miqësorë nga të gjitha sferat e jetës në Shqipëri për të promovuar së bashku zhvillimin e arteve marciale kineze në Shqipëri dhe për të krijuar në mënyrë aktive një markë të re emri për shkëmbimet mes njerëzve Kinë-Shqipëri dhe kulturore”, tha Wang.
“Këtu takuam Mjeshtrin Albert Kola, i cili dha mësim Shaolin Kungfu dhe Mjeshtrin Arbër Çekrezi, i cili trashëgoi Wudang Tai Chi.
Pra, mund të themi se miqtë shqiptarë nuk janë të panjohur për artet marciale kineze.
Sot po takohemi me kombëtaren kineze të përbërë nga 14 kampionë kombëtarë të arteve marciale dhe sportistë të shquar. Kjo është hera e parë që delegacioni zyrtar kinez i Wushu-së shkon jashtë vendit pas pandemisë dhe është gjithashtu një nga vizitat e pakta në Evropë në vitet e fundit.
Midis tyre janë të shquarit që kanë fituar shumë herë kampionatin kombëtar të arteve marciale, ekspertë me përvojë dhe të talentuar që kanë ushtruar artet marciale që në fëmijëri, si dhe të gjithanshëm të aftë në boks, thika, shkopinj dhe shpata. Mezi presim paraqitjet e tyre”, tha diplomati kinez Wang.
“Marrëveshja e ndërsjellë e përjashtimit të vizave Kinë-Shqipëri ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Shkëmbimet e personelit mes dy vendeve janë bërë më të shpeshta dhe shkëmbimet kulturore dhe sportive mes dy palëve janë bërë gjithnjë e më aktive.
Ne besojmë se artet marciale do të bëhen një lidhje e re për njerëzit e të dy vendeve për të rritur mirëkuptimin dhe thellimin e miqësisë dhe për të injektuar më shumë vitalitet në shkëmbimet njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë”, theksoi i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kinës, Wang Dexin.
“Eshtë hera e dytë për ne që vijmë në Shqipëri. Jemi 18 veta në total që kemi ardhur. Në ekipin tonë ka kampionë olimpikë të Lojërave Olimpike Botërore për të Rinj, kampionë kombëtarë të Kinës. Janë sportistë profesionistë“, thotë trajneri i Shoqatës Kineze Wushu, Yang Yuan Fli.
Shfaqja ishte mbresëlënëse, emocionuese, me ushtrime ritmike dhe imitime duelesh luftarake, me nje performancë kampionësh elitarë në arenën botërore, midis tyre edhe kampionë olimpikë për të rinj.
Fotot tregojnë disa nga ushtrimet e realizuara me mjeshtëri dhe profesionalizëm.
Gjithçka e përgatitur në mënyrë të përsosur nga trajneri me përvojë, Yang Yuan Fli i Shoqatës Kineze Wushu.
Disa foto kujtime nga kjo shfaqje e bukur e bëjnë edhe më të paharruar praninë time, në këtë spektakël të superfuqisë botërore të Arteve Marciale.
Shfaqjet e Arteve Marciale Kineze vazhdojnë…
***
Fjalimi i të Ngarkuarit me Punë Wang Dexin në Performancën e Arteve Marciale të Delegacionit të Shoqatës Kineze Wushu
(1 korrik 2023, Stadiumi Farie Hoti)
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm Kocollari, Kryetar Nano, Nënkryetar Chen Chong,
Zonja dhe zotërinj, miq:
Mirembrema!
Është një kënaqësi e madhe të takohem me ju të gjithë këtu për të shijuar performancën e arteve marciale kineze të sjellë nga delegacioni i Shoqatës Kineze Wushu. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Bashkinë e Tiranës dhe Shoqatën Kineze Wushu, veçanërisht sportistët Wushu që do të performojnë së shpejti.
Shqipëria ka një traditë dhe histori të gjatë sportive dhe Tirana është një qytet rinor dhe plot gjallëri që meriton titullin “Qyteti Europian i Sportit 2023”.
Në Shqipëri, sporte të ndryshme, si futbolli, basketbolli dhe volejbolli, janë në ritëm të plotë dhe vrapimi dhe body-building bëhen virale. Stadiumi Farie Hoti, ku qëndrojmë, mban emrin e volejbollistes së njohur Hoti.
Për më tepër, drejtësia dhe sinqeriteti i shqiptarëve ka nxitur një shpirt të fortë luftarak. Këtu takuam Mjeshtrin Albert Kola, i cili dha mësim Shaolin Kungfu dhe Mjeshtrin Arbër Çekrezi, i cili trashëgoi Wudang Tai Chi.
Pra, mund të themi se miqtë shqiptarë nuk janë të panjohur për artet marciale kineze.
Sot po takohemi me kombëtaren kineze të përbërë nga 14 kampionë kombëtarë të arteve marciale dhe sportistë të shquar. Kjo është hera e parë që delegacioni zyrtar kinez i Wushu-së shkon jashtë vendit pas pandemisë dhe është gjithashtu një nga vizitat e pakta në Evropë në vitet e fundit.
Midis tyre janë të shquarit që kanë fituar shumë herë kampionatin kombëtar të arteve marciale, ekspertë me përvojë dhe të talentuar që kanë ushtruar artet marciale që në fëmijëri, si dhe të gjithanshëm të aftë në boks, thika, shkopinj dhe shpata. Mezi presim paraqitjet e tyre.
Është një traditë e kulturës kineze të “takosh miq përmes arteve marciale”. Ambasada kineze është e gatshme të punojë së bashku me njerëz miqësorë nga të gjitha sferat e jetës në Shqipëri për të promovuar së bashku zhvillimin e arteve marciale kineze në Shqipëri dhe për të krijuar në mënyrë aktive një markë të re emri për shkëmbimet mes njerëzve Kinë-Shqipëri dhe kulturore.
Marrëveshja e ndërsjellë e përjashtimit të vizave Kinë-Shqipëri ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Shkëmbimet e personelit mes dy vendeve janë bërë më të shpeshta dhe shkëmbimet kulturore dhe sportive mes dy palëve janë bërë gjithnjë e më aktive.
Ne besojmë se artet marciale do të bëhen një lidhje e re për njerëzit e të dy vendeve për të rritur mirëkuptimin dhe thellimin e miqësisë dhe për të injektuar më shumë vitalitet në shkëmbimet njerëzore dhe kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë.
Ju mirëpresim edhe një herë, dhe shijoni plotësisht performancën e sotme. Faleminderit!