3 korrik 1946, ekzekutimi i intelektualëve të Bashkimit Demokratik!
Në mars 1946, u arrestuan, gjykuan dhe udënuan 37 të persona, prej të cilëve, 9 me vdekje.
Nga Bujar Leskaj
3 korrik 1946, ekzekutimi i intelektualeve te Bashkimit Demokratik!
– Në mars 1946, një grup intelektualësh shqiptarë që përbënin opozitën shqiptare të pasLuftës dhe që u quajtën BashkimiDemokratik, u arrestuan, gjykuan dhe dënuan 37 të persona, prej të cilëve, 9 me vdekje.
– Pas vendimit, të 9 të dënuarit me pushkatim iu drejtuan më 2 korrik 1946 Presidiumit të Kuvendit Popullor me një lutje për t’iu falur jetën. Por brenda datës 2 korrik për ta vjen përgjigjja negative.
– Të nesërmen, me 3 korrik 1946, në orën 5 të mëngjesit, të nëntë të dënuarit me vdekje thanë fjalën e tyre të fundit dhe u ekzekutuan në prani të prokurorit Nevzat Haznedari.
– Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:
1) Talat Drini- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
2) Hivzi Golja- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
3) Tut Mëniku- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
4) Qenan Dibra- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
5) Xhavit Koka- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
6) Mehmet Beshiri- Rroftë Shqipnia me Kosovën!
7) Shaban Balla- Ju le kujdes fëmijën!
8) Ali Kavaja- Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve, Rroftë Shqipëria me Kosovën.Vdekjen e kemi hak!
9) Sami Ceribashi- Më ne fund t’u plotësua dëshira, o Prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipnia me Kosovën!
Qenan Dibra- dorëzoi një letër drejtuar familjes, me lutjen që t’i dorëzohet.