Opera “Aida”, sukses të jashtëzakonshëm në Varna të Bullgarisë

“Aida” regji të Franco Zeffirellit, u dirigjua nga maestro Jaccopo Sipari di Pescasseroli


U ul me sukses sipari i operës “AIDA”, në Varna të Bullgarisë. Opera me regji të Franco Zeffirellit, u përcoll magjishëm te një publik i gjërë artdashësish. “Aida” u dirigjua nga maestro Jaccopo Sipari di Pescasseroli dhe asistentregjisorja Ada Gurra.

Mahnitës ishte dhe interpretimi i mexosopranos së Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Ivana Hoxha, e cila me vokalin e saj debutoi në Varna, një Amneris të denjë, për një vepër kaq madhështore.

Ky ishte një sukses i dytë i artistëve shqiptarë, pas atij të Tiranës, ku opera u vlerësua me superlativa. Opera “Aida” tejmbushi sallën e TKOB-së me spektatorë vendas e të huaj. Fill pas këtij suksesi regjisorja Ada Gurra u nis drejt Varnës ku përgatiti artistët bullgarë për vënien në skenë të operës së Verdit.

Më herët TKOB u shpreh se, “Ky bashkëpunim që tejkalon kufijtë e rajonit, fuqizon lidhjet artistike mes 2 vendeve dhe u mundëson artistëve të tejçojnë talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik”.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.