Rama: Plazhi i Semanit në Fier, një tjetër destinacion turistik

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj


Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ky plazh dhe fton qytetarët që ta vizitojnë.

Rama shprehet se Semani është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta.

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

MIRËMËNGJES ?

dhe me ftesën për të vizituar plazhin e Semanit në Fier, një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta, me pafundësinë e vijës ranore së patrazuar nga ndërtime, hijen e pambarimtë nën tendën e gjelbër natyrore të pyllit të pishave e ujin kristal, ju uroj një ditë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Thursday, July 27, 2023

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.