Si besimtar i devotshëm bektashi, në Ditën e bekuar të Ashures!

REPORTAZH – Ceremonia tradicionale e Ashures zhvillohet në kujtim të 72 martirëve, luftëtarëve të Qerbelasë.


Nga Dash Frashëri
Botues i TiranaDiplomat.com

Gëzuar Ditën e Ashures!

Mëngjesin e ditës së premte (28 korrik), qindra besimtarë, klerikë bektashianë e të besimeve të tjerë fetarë e personalitete, ishin në Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, ku zhvillua ceremonia tradicionale e Ashures, që u organizua pas ditës së dhjetë të agjërimit të Matemit, në kujtim të 72 martirëve, luftëtarëve të Qerbelasë.

Si botues i gazetës online “Tirana Diplomat” dhe për më tepër si “bektashi i devotshëm”, nuk mund të mungoja kurrsesi në këtë ceremoni tradicionale të besimit tim.

Kjo ceremoni, u përgatit nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili udhëhoqi dhe ritet e kësaj dite të shenjtë. Të gjitha ritet e festës së kësaj dite, u drejtuan nga Kryegjyshi Botëror Bektashian.

Në ceremoninë e Ashures, ishin të pranishëm besimtarë dhe dashamirës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore e komunitete bektashinjsh të ardhur nga vende të ndryshme, personaliteteve të lartë të institucioneve shtetërore në vend dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Ndër ‘ta ishin dhe: Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri; Ambasadori i Rumanisë; Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu; Sekretari i Parë i Ambasadës së Gjermanisë; Kreu i Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka; Hirësi Asti Bakallbashi, Kisha Orthodokse Autoqefale; Nunzi Apostokik, Luigi Bonazzi; Sekretari i Pergjithshem i VUSH etj.

Me ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shukrov.

Nuk munguan edhe turistë të huaj, si në rastin e dy miqve të mi francezë: Yann dhe Chrystel Lejolivet.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Shqipërisë, së kënduar nga tenori i mirënjohur, Kastriot Tusha, i cili u prit me duartrokitje.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, uroi e bekoi të pranishmit në këtë festë, duke shtruar dhe apelin, që ‘të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët, sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton’.

Ndër të tjera, Dede Edmond Brahimaj theksoi: “…Sot festojmë ditën e Ashures, pas dhjetë ditëve të zisë dhe agjërimit të matemit në nder të të rënëve të Qerbelasë. Të martirëve që e sakrifikuan jetën e tyre për paqe, mirësi ,të vërtetën, dhe dashurinë vëllazërore mbarënjerëzore. Ceremoni të tilla përkujtimore fetare bashkojnë jo vetëm besimtarët, por mbarë njerëzit, ndaj është e rëndësishme që ato të kalohen në harmoni dhe me personat e dashur.

Festa e Ashures, është një ceremonial i thjeshtë në dukje, por i pa zëvendësueshëm për traditën tonë bektashiane. Kemi agjëruar së bashku dhjetë ditë të matemit, kemi biseduar e përcjellë së bashku ngjarjet tragjike të Qerbelasë e dëshmorëve që kanë sakrifikuar jetën për paqen, të vërtetën ,besnikërinë e nderin. Kemi kujtuar dhe sjellë ndër mend aktin sublim të 72 dëshmorëve dhe heroin e pavdekshëm Imam Hysenin, paqja qoftë mbi ‘Të.

Kemi parë dhe kemi folur se deri në çfarë mase mund të shkojë djallëzia dhe ligësia njerëzore e trupëzuar tek Jezidi dhe Mavija. Mallkimi i Zotit të Lartë i përcjelltë ata dhe ndjekësit e tyre! Dhe mesazhi në përkujtim të dëshmorëve të rënë në Qerbela është, më shumë mirësi, paqe dashuri e unitet mes njerëzve, pa dallim race, ngjyre, ideje apo feje, larg inatit, dashakeqësisë, smirës e djallëzisë. Jini të palëkundur dhe të vendosur në rrugën drejt asaj që është e drejtë, edhe nëse udhëtimi juaj është plot dhimbje dhe sfida.

 

Në këto kohë të vështira duhet të hapin zemrat tona e të jetojmë në paqe vëllazërore me njëri tjetrin dhe me Zotin. Kur Imam Huseini u pyet: Si mund të arrihet një personalitet fisnik dhe i shquar? Ai u përgjigj: “Të kontrollosh gjuhën dhe të bësh vepra të mira”.

Toleranca është stolia e njeriut, mbajtja e premtimeve është shenjë fisnikërie dhe lidhja me të tjerët është hir. Pas dhjetë ditëve të sakrificës për të rënët e Qerbelasë, një filiz i ri çel, dhe lind një shpresë e re për të gjithë ne. Ta duam e respektojm njëri tjetrin, familjen, shoqërinë dhe mbi çdo gjë vendin ku ne jetojmë. Të mos largohemi nga vatani ku ne lindëm dhe u rritëm por ti përkushtohemi e dedikohemi atij me më të mirën tonë. Përballë sfidave e mundimeve gjithnjë ka një dritë shprese që rilind e duhet të lulëzojë në zemrat e të gjithëve ne! Dëshmorët e Qerbelasë na qofshin ndihmë të gjithëve e Zoti i Lartë na bekoftë!Amin!”

Himni i Bektashinjve i emocionon të gjithë.

Nuk mungojnë poezitë kushtuar bektashinjve, por dhe këngët.

Ceremonia vazhdon me vizitën dhe urimet te selia e kryesore e Kryegjyshatës.

 

Aktiviteti, u pasqyrua gjerësisht dhe dhe në mediat e shkruara dhe televizive, përfshirë edhe gazetën TiranaDiplomat.com.

Të pranishmit shijuan ashuren-simbol të kësaj dite të bekuar, bashkëbiseduan me njëri-tjetrin dhe vizituan muzeun dhe objektet e tjera të Odeonit Bektashian.

Largohem nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, me ashuret dhuratë, për të rikthyer sërish te tempulli i besimit tim, me urimin: “Gëzuar Ditën e Ashures!”.

Tiranë, më 29 korrik 2023

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.