Rinovimi i trupës së KLP e KLGJ, SHBA: Avokati i Popullit, rol në ruajtjen e transparencës e ndershmërisë

Rinovimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë


Rinovimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin në fokus të takimit të zhvilluar të hënën mes Të Ngarkuarit me Punë të SHBA, Demian Smith dhe Të Ngarkuarit me Punë të BE-së Alexis Hupin dhe Avokates së Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë konfirmon dhe një herë për institucionin e Avokatit të Popullit për të ruajtur rolin kritik të institucionit në sigurimin e konkurrencës së bazuar në merita, të ndershme dhe transparente.

“I Ngarkuari me Punë i SHBA Demian Smith dhe I Ngarkuari me Punë i BE-së Alexis Hupin u takuan së bashku me Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, sot, për të diskutuar procesin e rinovimit të anëtarëve jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ata theksuan rolin kritik të Avokatit të Popullit në sigurimin e konkurrencës së bazuar në merita, të ndershme dhe transparente për anëtarët e rinj jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

Më herët SHBA theksoi rëndësinë e plotësimit të vakancave në dy këshillat, që janë bazë e drejtësisë së re, produkt i reformës në drejtësi të ndërmarrë në vendin tonë.

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.