Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, një nga pikat më të vizituara

Italianë, gjermanë, francezë, spanjollë e polakë e kanë destinacion të pashmangshëm ndalesën në kalanë mbi det


Në këto ditë të nxehta gushti, të shumtë janë turistët të cilët nuk shijojnë vetëm detin, por edhe historinë dhe kulturën shqiptare.

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo të Himarës është një nga destinacionet shqiptare më të klikuarat në internet dhe një nga pikat më të vizituara në jugun e Shqipërisë.

“Jam Filar dhe vij nga Madridi dhe do të qëndroj një javë në Shqipëri. Ky vend është i ngjashëm me Spanjën , Italinë apo Kroacinë. Vizita në këtë kala është mbresëlënëses.”

“Jam Samanta nga Italia, është hera e pare ne Shqipëri. Më pëlqen shumë ky vend. Kështjella interesante dhe brendësia e saj plot me histori.”

“Hera e parë që vi në Shqipëri, sapo vizitova kështjellën dhe i bëra një foto historikut me qëllim që informohem dhe historinë qe kjo kështjelle ka. Shqipëria një vend i bukur dhe dikur kishim dëgjuar që është një vend i izoluar por sot ky vend është rritur kaq shumë. Me ka impresionuar shumë Shqipëria.

“Vij nga Anglia dhe po më pëlqen shume . Kjo ndërtesë historike të bën përshtypje dhe për më tepër është një vendndodhje perfekte.”

“Vij nga Mynihu .Kjo kala është kaq mirë e mirëmbajtur dhe këto mure kaq te trasha e historia e saj te ngjall kureshtje si ka qene e kaluara shqiptare dhe si kane jetuar dikur!”.

Italianë, gjermanë, francezë, spanjollë e polakë e kanë destinacion të pashmangshëm ndalesën në kalanë mbi det dhe historinë e saj.

Top Channel

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.