Muzeu Historik i Shkodrës, destinacion i turistëve vendas dhe të huaj

Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti


Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra.

Muzeu i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me koleksionet e hershme të etërve françeskan dhe jezuitë, të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme. Zyrtarisht në formë të përqendruar, ka nisur të organizohet që në vitin 1947 nën emërtimin “Muzeu Popullor”, por mori formë të plotë më 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shek. XIX, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit”, bashkëngjitur me të. Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe të Françeskanëve, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike.

Më 1953, me pasurimin e mëtejshëm u bë riorganizimi i tij, duke u ndarë në disa sektorë, ku për shkak të ideologjizimit të sistemit monist, përparësi merr ai i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe i ndërtimit socialist. Gjatë viteve në vazhdim ngrihen edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qendrash muzeale. Pas ndërrimit të sistemit në fillim të viteve 1990, ky rrjet muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm Muzeu qendror, ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave muzeale të mëparshme. Më pas ato erdhën duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike.

Më 1996 Muzeu Historik u transferua në banesën monumentale të restauruar shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”, ku ndodhet edhe sot. Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në Muzeun Historik “Oso Kuka” të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.

Evente dhe ekspozita që zhvillohen në këtë shtëpi të hershme shkodrane janë të shpeshta, për këtë arsye, e shumë të tjera, ajo mbetet, ashtu si gjatë gjithë historisë së saj, një nga vendet e përzgjedhura nga ata më kuriozët e të apasionuarit pas jetës së vërtetë shqiptare.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.