Pano Kondo, përjetësisht i dashuruar me artin!

Deviza e piktorit përmetar “Kur dashuroj, vetëm dashuroj. Kur punoj pikturë i bëj të dyja!”


Nga Dash Frashëri, Botuesi i TiranaDiplomat.com

Kur prindërit i dhanë lodrat e para për të luajtur, vogëlushi Pano Kondo kishte kohë që kishte “rënë në dashuri”. Me lapsin dhe letrën. Fleta e bardhë ishte bota e tij, që mund ta krijonte brenda imagjinatës së tij.

Qyteti i vogël në jug të Shqipërisë – Përmeti – një djep i hershëm i kulturës e traditave të lashta, për legjendën e Princit Premt, gjuhën ku bazohet ajo standarde shqipe, folklorin e pasur dhe figurat e shquara historike, ishte “telajoja përrallore” ku ai dëshironte të hidhte ngjyrat e para.

Madhështia e malit të Dhëmbelit, koloriti i lumit Vjosë, ku freskohen “këmbët e qytetit”, ishte kavaleti për të krijuar një histori penelatash që do të formësonin piktorin e ardhshëm.

14 vjeçari Kondo – Pano është lindur, më 25 prill 1954, sot 68 vjeç – kishte spikatur me dhuntitë e tij në muzikë, vizatim dhe pikturë. Udhëtimi i tij i përjetshëm drejt artit nis në vitin 1698, me regjistrimin në Liceun Artistik “Jordan Misja”, shkollën ku formoheshin artistët e rinj nga i gjithë vendi.

Ku nisi hisoria e bukur e një karriere 30-vjeçare, me një origjinalitet të spikatur, larg imponimit të rrymave të pa jetë të kohës. Ngjyrat e tij të gjalla e plot jetë dhe pikturat formësuan individualitetin e tij krijues.

Janë vite që përfshijnë diplomimin në Liceun artistik “Jordan Misja”, dega pikturë, e më pas studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve të Bukura), nën kujdesin e piktorit të njohur profesor Shaban Hysa, studime që do të kulmonin me diplomimin: Piktor- Skenograf, në vitin 1978.

Viti 1979 shënon emërimin e tij si skenograf në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit. Volum dhe intensitet i madh pune krijuese. Krijimtaria e tij degëzohet në dy gjini që ushqejnë njëra-tjetrën, gjininë e skenografisë dhe atë të pikturës së pavarur. Disiplina e skenografisë i jep pikturës fantazinë e mënyrës së perceptimit të kompozimit, kurse piktura e pasuron atë me mjete novatore piktorike, elementë dhe motive jetësore.

Skenografi: Shi në Plazh

 

Mbi 100 janë skenografitë e realizuara gjatë kësaj periudhe, pa përfshirë kostumografitë dhe pllakatet. Duke bojatisur sipërfaqe të mëdha bezeje si skenograf i teatrit të Fierit mbi njëzet vjet rresht, Kondo e di sa çudira dhe befasira krijon furça e dekorit të pikturuar “pa dashur”. Sipas tij; përmbajtja dhe mendimi janë sekreti i krijimtarisë së vërtetë që sjellin vetiu formën e bukur, shkruan piktori Mina Zaka, në biografinë e tij për piktorin Pano Kondo në faqen e tij zyrtare: www.panokondo.com

Skenografi: Shtrigat e Salemit

 

Vepra e Kondos ngërthen disa zhanre: si vizatimi, grafika, peisazhi, portreti, kompozimi; pa u bërë skllav i kopjimit të natyrës, e kuron atë në filozofinë e interpretimit të fenomenit. Piktura e tij lind nga rebelimi në formë e ngjyrë, jo rob i pamjes reale të objektit, frut i subkoshiencës së tij me doza ekspresionizmi.

 

PERIUDHA E TRETË zë fill pas viteve ’90, ku artisti përballet me ndryshimet e mëdha që transformuan shoqërinë shqiptare. Krijimtaria e tij paraqitet me të papritura në vizione të reja nëpërmjet formave e simbolikave filozofike, surrealiste e abstraksione ekspresive. Trajton tema dhe skena dramatike e të dhimbshme me karakter social.

Një mori tabllosh të krijuara në këtë periudhë mbajnë vulën e një rebelimi total të krijimtarisë së tij në kërkim të lirisë së plotë të vetvetes. Eshtë ky tipari që i mban veprat e tij në një freski të përhershme.

Kondo anon nga ekspresionistët. Ka kërkuar më shumë tek ngjyra se sa tek forma. Ngjyra e Kondos është e pastër dhe me tingull. Punon me të kundërtat, përballë të ngrohtave – vë ngjyrat e ftohta, i nënshtron ngjyrat dhe lulfton me to.

 

Tablotë e tij mund të quhen “lufta e ngjyrave”. Kondo nuk ka piktura të shurdhëta. E sheh dhe ngopesh. Punon jo me një teknikë të mësuar dhe është emocional. Vepra përfundon aty ku mbaron qëllimi i autorit.

Mbi 200 punime në pikturë e shumë grafika e vizatime që ndjekin njëra-tjetrën.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.