Qyteti antik i Butrintit ka zënë faqet kryesore të revistës prestigjioze “Archeo”.

Qyteti antik i Butrintit ka zënë faqet kryesore të revistës prestigjioze “Archeo”.


Qyteti antik i Butrintit ka zënë faqet kryesore të revistës prestigjioze “Archeo”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se në numrin e muajit gusht 2023 i është kushtuar një “speciale” Butrintit, si një nga stacionet më të rëndësishme të rrugëtimit të Eneas, një itinerar i certifikuar nga Këshilli i Europës dhe që bën bashkë site të ndryshme të trashëgimisë kulturore, që lidhen me heroin mitik.

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor në jug të vendit, që tërheq interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Parku ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur në dy anë nga liqeni i Butrintit dhe në një anë nga kanali i Vivarit.

Parku Kombëtar i Butrintit ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjet, që nga tempujt helenikë të shek. IV para Krishtit, deri në kalatë osmane të fillimit të shek. XIX.

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.