“Qëndistaria, një mision fisnik”, Tefta Qose mjeshtrja e kostumeve popullore

REPORTAZH – Ekspozita e bukur me kostume popullore, e qëndistares dhe krijueses beraTase, Tefta Qose


Nga Dash Frashëri

“Qëndistaria, një mision fisnik”

Kështu titullohet ekspozita e bukur me kostume popullore, e qëndistares dhe krijueses së mirënjohur beraTase, Tefta Qose, e hapur në Kalanë Toptani, në kryeqytet, nga data 10 deri më 15 gusht.

Një ekspozitë e realizuar e gjitha me dorë. Me shumë pasion dhe përkushtim. Nga një artdashëse e kulturës dhe traditës beratase me përvojë 32-vjeçare.

Ajo sot ka një atelie të vetën ku si mjeshtre ka realizuar shumë kostume tradicionale duke i dhënë jetë kësaj tradite.

Tefta është një nga emrat më të rëndësishëm të krijimeve të të kostumeve popullore, me disa ekspozita të hapura dhe e ftuar në aktitivite të realizuara në Presidencë.

Për mua si dashamirës i artit dhe vizitor i thuajse çdo ekspozite me punime të arteve figurative, hapja e një ekspozite të tillë me veshke tradicionale folklorike ishte një kënaqësi e shumëfishtë. Dhe kjo falë mikut tim, gazetarit Albano Kolonjari, i cili u bë edhe iniciatori i këtij reportazhi dhe realizoi disa nga fotot.

“Duke studiuar etnografinë shqiptare, jo vetëm për Beratin, por pothuajse në të gjithë Shqipërinë, kemi realizuar këto punime mjaft të bukura, të cilat janë punuar me dorë. Në atelienë time, ne realizojmë çdo kostum popullor, përveç xhubletës dhe punimeve me tezgjah. Janë rreth 100 gra që i realizojnë këto kostume, sipas modeleve origjinale. Gjithsesi, gjërat evoulojnë dhe ne jemi munduar t’iu përshtatemi”, tha Tefta për TiranaDiplomat.com.

Në ekspozitë ka punime gati 25-vjeçare, të realizuara një pjesë e konsideruershme edhe në Greqi.

Prej më shumë se 30 vjetësh, Tefta dhe bashkëshorti i saj, Rudofli, së bashku me familjen e tyre kanë jetuar atje.

Ajo ka marë pjesë rregullisht në shumë ekspozita në Greqi, pasi ishte edhe e linecuara dhe emri i saj ishte në listën e Ministrisë së Kulturës së Greqisë.

Punimet e saj kanë qenë shumë të vlerësuara dhe të përfshira në katalogët e tyre, siç e tregojnë edhe këto prospekte.

“Kemi dy vjet që jemi kthyer përfundimisht në Shqipëri. Në Berat  kam hapur disa ekspozita, të cilat janë mirëpritur”, shton Tefta.

Veshjet e realizuara nga Tefta vishen nga fëmijët e deri të moshuarit.

Edhe unë provoj një veshje, dhe kam zgjedhur atë me motive të Përmetit, qytetit tim të lindjes.

Tefta na tregon se e ëma ka ushtruar herët mjeshterinë e endjes në tezgjah për nevoja familjare por edhe për treg duke rritur e shkolluar me to 11 fëmijë.

Edhe piktori i talentuar, Klajdi Karati, provon një veshje, ndër më të bukurat e koleksionit.

Tefta ka dhënë me dhjetëra intervista për gazetat, portalet dhe televizionet kombëtare dhe lokale dhe biseda ime me këtë qëndistare të mrekullueshme është mjaft e bukur.

Largohem nga kjo ekspozitë e bukur e mjeshtres Tefta Qose me mbresat më të mira.

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.