Të pëlqen Caravaggio?
Dhe ai e puthi sërish si i çmendur,
aromë kurmesh…
Nga Luan Rama
Të pëlqen Caravaggio?
Shtrirë në shtrat ai kundronte supet e saj të xhveshur
ijet e kolme, kofshët,
dhe buzët e pulpta nën dritën okër,
– Të pëlqen Caravaggio ?
Ajo qeshi dhe fshehu gjinjtë e saj të lëshuar
dhe ai e puthi sërish si i çmendur,
aromë kurmesh
dihatje dhe kërleshje trupash,
rënkime si himne qiellorë
në dritën okër mbi shtrat
pinte ujë dielli dhe mushtin e saj
pa mundur të ngopej me mrekullitë e kësaj bote,
mrekulli zjarri e mjalti
ku gjithçka përkundej me ritmin e gjakut
dhe frymën e shpirtit…
Ç’sakrilegj i madh i Caravaggio-s
të shfaqte mbi telajo të dashurën e Jezusë,
humbur në puset e heshtura të ekstazës,
ç’mrekulli ajo ngjizje e jetës dhe e dashurisë!