Edhe 100 Mjeshtër!

Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit


Nga Bujar Leskaj

Sot, më 13 gusht, aktori i madh, Artisti i Merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im, Bujar Asqeriu mbush 67 vjeç.

Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.

Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.

Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli, gjë që e ka bërë të jetë njëri nga aktorët më të mëdhenj në Panteonin e kinematografisë shqiptare.

Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.

Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!

I uroj Mjeshtrit edhe 100 vite të tjera, plot produktivitet në skenën shqiptare!

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.