Peshkatar i thellësive …
Peshkatari ikën me varkën në agim,
dielli ngjyen me të kuqe
krifat e kodrave mbi Ksamil.
Nga Odise Kote
Peshkatar i thellësive …
Peshkatari ikën me varkën në agim,
dielli ngjyen me të kuqe
krifat e kodrave mbi Ksamil.
Pas e ndjekin erëra e rryma
plot me tinguj
të çuditshëm pulëbardhash.
Humbet midis shtjellave të thellësisë,
atje ku dashuria nuk është një iluziion
dhe as një rregull i nevojshëm.
Peshkatari kthehet mbrëmjes vonë,
kur kokoshët kanë zbritur nga çatitë.
E kuqja qenka tretur në krejt perëndimin.
Dhe në breg era pëshpërit:
” E paska rrëmbyer batica në ag
për ta kthyer në muzg…”
A beson në zot o peshkatar fytyrëbruz?
Besoj në zotin e thellësive,
gjersa vjen e më mer përditë në shtëpi…
Ca orë më vonë dielli lindi përseri…!