Dua Lipa: Është e rëndësishme të flasim më lirshëm për seksin

Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gravras u bë e njohur në fillim të vitit, ku dolën publikisht pranë njëri-tjetrit.


Në podcast-in e saj “Në shërbimin tuaj”, Dua Lipa së fundmi zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale, duke shpjeguar se çfarë i duket e rëndësishme për të diskutuar me partnerin e saj në dhomën e gjumit.

Ylli i popit rrëfeu se një nga aspektet më të rëndësishme të jetës seksuale të një çifti, është ndershmëria dhe inkurajoi dëgjuesit që të bisedojnë hapur për nevojat e tyre.

“E çuditshme të heshtësh për nevojat e tua seksuale në një marrëdhënie. Të mos flasësh për seks me personin me të cilin po bën seks është një anomali e çuditshme për mua. Është e rëndësishme të flasim më lirshëm për seksin, në mënyrë që të shpëtojmë nga faji dhe turpi që e rrethon atë”, u shpreh Dua.

Duke folur për mënyrën se si mund ta bëjmë dashurinë të zgjasë në një marrëdhënie, Dua iu referua argëtimit brenda çiftit. Ndërsa duke iu referuar jetës së saj personale, ajo sqaroi se nuk do të përdorte kurrë një aplikacion takimesh, sepse ato heqin spontanitetin e një romance të re.

Dua Lipa ka kohë që është në lidhje me Romain Gravras, por nuk ka dalë të flasë publikisht për të. Këngëtarja u pa pranë tij gjatë pushimeve që kaluan së bashku në Greqi.

Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gravras u bë e njohur në fillim të vitit, ku dolën publikisht pranë njëri-tjetrit.

Top Channel

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.