Ekspozita ekspresioniste e mjeshtrit Vangjo Vasili

Vizita në ekspozitën personale të Vangjo Vasili, ishte një surprizë e bukur pergjatë pushimeve të mia në Shqipëri.


Nga Gazmend Freitag,
Piktor në Linz, Austri

Për një piktor hapja e një ekspozite arti është diçka e mrekullueshme, dhe për mua që jetoj dhe pikturoj në Linz të Austrisë, çelja e ekspozitës personale “Drejt dritës” e një artisti të madh shqiptar, siç e meriton edhe Vangjo Vasili, ishte një surprizë e bukur pergjatë pushimeve të mia në Shqipëri.

Prej kohësh jam ndjekës i faqes Galeria FAB, në Facebook. Dhe prej saj mësova edhe për hapjen e ekspozitës nga Vangjo Vasili, duke ardhur enkas në Tiranë nga Durrësi, ku dhe po kaloj pushimet.

U impresionova shumë me veprat e tij të punuara me ngjyra, me motive nga më të ndryshmet, si peizazhi i natyrës, por edhe figura të njerzve në situata të ndryshme, mjeshtërisë së lartë në interpretimin e vizatimit, vetëdijes artistike në krijimin e paletave koloristiske, trajtimit mjeshtëror të plastikës, me një përqasje moderniste, drejt një stilizimi të realitetit deri në kufijtë e ekspresionizmit.

Bisedova gjatë me artistin dhe përfitova menjëherë një ngrohtsi miku të vërtetë, që ndoshta njeriu mund ti takoj vetëm në Shqipëri.

Kombinimet e ngjyrave, sfumaturat mbi telajo duken sureale, janë të veçanta dhe origjinale. Vangjo Vasili e ka krijuar prej kohësh origjinalitetin e tij.

Për mua si piktor, e kam të lehtë të identifikoj dhe të kuptoj botën e brendshme të Vangjo Vasilit, atë rrezatim të brendshëm shpirtëror që reflektohet në telajo me anën e një drite të veçantë, e cila është e këndshme për artdashësit.

Vasili është një piktor i pjekur, me përvojë të madhe dhe me punime të ekspozuara në shumë vende të botës. Ai është piktori që luan me dritën dhe detajet, me një fokus të qartë kompozimi, dhe kur pikturon peizazhe, edhe kur pjesë e tablosë janë njerëzit.

Kanë një dritë mistike pikturat e tij. Në çdo punë dallohet qartësist. Mbetet gjithmonë befasue. Unik në kompozim. Kolorit i ngrohtë, ku një e artë tipike e pikturave të tij shërben si sfond i bukur.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.