Arti bashkon në Fier piktorët nga trevat shqiptare

Galeria e Arteve Tetovë ekspozitë me punime të zgjedhura në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica”


Nga Ilir Kurtishi

Galeritë janë institucione që hyjnë në sferën e Trashëgimisë kulturore dhe në vete ngërthejnë sfonde të mëdha veprash arti.

Galeria e Arteve Tetovë bëri prezantimin e veprave të saj. Nga 345 vepra që kemi jo shumë lehtë përzgjodhëm vetëm 25.

Me një mbështetje nga Ministria e Kulturës se Maqedonisë së Veriut, sfidës së Galerisë së Arteve Tetovë pozitivisht ju përgjigj Elenica Peloli drejtoresha e Galerise se Arteve Fier “Vilson Kilica”.

Koleksioni i përbërë nga vepra të artistë të ndryshëm. Nga Maqedonia e Veriut përzgjodhëm autorët Omer Kaleshi, Nevzat Kica, Nehat Beqiri, Drenusha Palloshi, Nora Halimi, Zharko Jakimovski, Pavle Kuzmanovski dhe Valentina Ilievski.

Nga Shqipëria paraprinte vepra e Helidon Halitit, Mustafa Arapit, Agron Polovina, Zaim Elezi, Sefedin Stafa.

Nga Kosova kishim veprën e Hajrush Fazliut dhe autorëve tjerë ndërkomb[tarë si: Constantin Miglorini, Anastas Konstadini Taso, Dieter Kunz, Emine Yildirim dhe Kata Rudakova.

Publiku i Fierit shfaqi një interesim të jashtzakonshëm dhe një numër i konsiderueshëm artdashësis e ndoqën hapjen e ekspozitës.

Falënderova përzemërsisht drejtoreshën Elenica Peloli dhe e përgozova për organizimin e shkëlqyer.

Kenaqesi ishte qe ne hapje kishim edhe disa autorë të veprave Helidon Haliti dhe Hajrush Fazliu. Mirëpo nuk mungoi as prezenca e Saimir Stratit dhe udhëheqësve të institucioneve lokal.

Duke nisur nga fakti se, iniciativa të këtilla i shërbejn promovimit dhe afirmimit të artit dhe kulturës ramë dakord që të vazhdojmë me aktivite të nghajshme mes dy vendeve.

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.