“Gjurma” e Adrian Devollit, gjurma e bukur e artit!

Analiza e ekspozitës së piktorit Adrian Devolli, “Gjurmë”, e hapur në Galerinë FAB


Nga Irina Hysi

Titulli i ekspozitës: GjURMË

Abstrakt mbi veprën

Arti, është instinkti i një baze racionale për vlerësimin e artit, në kuadrin e estetikës, midis kritikës dhe vlerësimit, si një pjesë e rëndësishme e qenies njerëzore, për sa i përket njohurive dhe perceptimit, (sipas Diderot ( 1713-1784), qofshin ato objektive ose subjektive. Sipas tij, kjo e dallon artistin nga mjeshtri.

Arti i artistit Adrian Devolli bazohet në përmasën e gjurmës, si shenjë kalimi dhe veprimi të shkuar, të një trupi, në një trup tjetër me forma dhe shprehje të ndryshme, që më pas bëhet kriter i ri për përzgjedhjen e formës dhe lëvizjes hap pas hapi.

Gjurmët që le pas artisti dhe përballja me vehten si krijues, por edhe si akte e lëvizje të krijimit artistik. Një gjurmë midis realitetit simbolik që ndikon në mënyrën se si ai ndërvepron me hapësirën tredimensionale për të krijuar raporte. (Metodologjia për analizimin e një vepre arti për të zbuluar kuptimin e saj u zhvillua nga historiani dhe teoricieni amerikan i artit E. Panosfky (1892-1968.

Por struktura e veprës së artistit Adrian Devolli korrespondon me parimin e të drejtës, për t’u shprehur përmes penelit sipas një estetike dhe një forme që nuk cënon pavarësinë e kuptimit, në lidhje me përgjithësimin e të menduarit logjik edhe teknikat e artistit për metodat e njohjes së realitet. Artisti demostron falsitetin e një dijeje sistematike që nuk i arrin gjërat deri në fund.

Për artistin Adrian Devolli vepra nuk mbaron kurrë. Per artistin dinjiteti i artit dhe artisteve eshte po aq i rendesishem si u shpreh Piter Bruegel Plaku(1525-69) ku ne vizatimet e tij, shpreh qarte kontrastin e piktorit krenar me karakterin ( fig 245. Fq 381. Krize ne Art) Europa fundi I shekullit 16).

Vepra e Adrian Devolli karakterizohet nga drama e pafjale e autorit ku artisti flet permes vepres se tij. Është një filozofi moderne e kalimit të një lenteje krijuese, përmes së cilës ju mund të kuptoni botën komplekse, një themel, siç shprehet nga Baruch S.a, psikologu i parë modern, ku ai revolucionarizoi mënyrën se si ne mendojmë për krijuar, kur për të parë vehten si pjesë e diçkaje të pafundme dhe frymëzuese, ideale dhe të virtytshme, duhet të zbulosh që të ndryshojë mënyrë e të menduarit.

Piktura “Aden”, shtrihet rreth rrethit të jetës ku një vijë e apo linjë ndikon në një tjetër që aplikohen njëra pas tjetrës, të cilat kur afrohesh dhe largohesh, gjithçka krijohet dhe riprodhohet.
Zbulimi në veprën e tij është përsosja e emocionit të tij, ku falë mjeteve shprehëse ai ka aftësinë të transmetojë emocionin e nënndërgjegjeshëm si ngjyra, forma, plastika etj, për t’ua përcjellë të tjerëve. Dhe kur ky emocion përputhet ose induktohet, bën veprën e artit të jete sa më e pritshme edhe për shikuesit.

Piktura e tij nuk nis nga një marrëdhënie e kushtëzuar. Emocioni vjen dhe shpaloset në telajo i marrëdhënies emocion- artist. Dhe një artist është i zoti, ku ndihet edhe diferenca e artistëve që me aftësinë që ka të të japë një emocion të madh transmetues që përcillet ku hyn plastika, muzikaliteti i ngjyrës, abstragimi i formës, sintetizimi i saj, dhe ku ky kompleks, bën artistin të japë nga shpirti i tij sa më shumë. Kjo bën që shumë artistë të tjerë kanë aftësinë që emocionin e tyre t’ia transmetojnë të tjerëve.

Në hedhjen e tij të parë ai do të shtrijë vijën – ngjyrën e ftohtë pas tharjes, dritën e ngrohtë në mënyrë logjike për ta paraqitur në një lloj, duke i dhënë substancë (ajër) si një gjë e pavarur që del nga “pylli i ndikimeve”. Nga kjo substancë artisti kupton se çfarë është krijuese tek ai dhe si konceptohet vepra në ndryshim.

Artisti eksperimenton me natyrën si Zot ashtu si e shihte Spinoza ku graviteti bëhet shkaku dhe efekti në veprën, ku vepra e tij është një vazhdimësi e tjetrës si një domosdoshmëri hyjnore për të prodhuar një efekt në një mënyrë të përcaktuar.

Ekspozita është domosdoshmëri për artistin si një vazhdimësi e përpunimit të emocionit të tij, nga subkoshienca në koshiencë. Arti është si valët e detit, ai përfundon vetëm me zhdukjen fizike të vetë artistit. Artisti që fillon një vepër ka emocionin real i cili përmes ndjenjave të subkoshiencës krijon një marrëdhënie të caktuar me tabllot ku sa më shumë të shtjellohen këto emocione, aq më shumë arti bëhet një transmentim i madh social. Është në vazhdimësi që ai kërkon të transmetojë elementet që vijnë për të sintetizuar maksimumin e emocionit.

Gjithcka si një rrjetë, ku si çdo gjë si në univers, është një lidhje me diçka tjetër, në turmën e vijave të sinonimeve Aden”, e tërhequr nga kjo vije transporti metaforik ku e vërteta janë gjëra të caktuara mendimi dhe argumenti artistik, nënkupton thjesht egzistencën e tij autentike që ndihmon të arrijë këtë përsosmëri dhe një vijë per artistin, përcakton një tjetër frekuencë.

Artisti

Kritika e një fenomeni verbal me intervale lakore, konturesh, lartësish nga shikimi në mendimin e veprës nga konkretja në abstrakte vjen si një muzikë barok, i cili në thelb bëhet përmes dekodimit të vijësimit. (shmb. Linja e kuajve e portreteve, imazheve, etj)

Ekspozita Gjurmë e artistit Adrian Devolli këtë vit 2023 do të ketë, dy linja kryesore.
Njëra është linja e punimeve që kanë tonalitet maksimal bardhë e zi dhe linja tjetër është linja me ngjyrë si dy shtyllat kryesore të ekspozitës dhe përpos saj ka nëndarje të tjera të nënlinjave.
Vepra e artit varion nga një vepër në tjetrën në shtrirjen e emocionit në shtatë pika të cilat do të përballen fort me konceptimin e autorit që zgjedh instinktivisht teknikën si mjet shprehës shumëdimensional.

Çdo artist ka marrëdhënien e tij me njerëzit dhe shoqërinë në specifikën e tij personale, emocionin e mer nga natyra, i cili vjen nga një burim natyror njerëzor ky emocion, përpunohet instiktivisht thellohet thjeshtëzohet sintetizohet deri kur arrin në një mase që e duket e pëlqyeshme ku në në këtë marrëdhënie, hyn niveli i artistit dhe të gjitha këto ndërthurje transmentohen në një formë tjetër amalgame.

Teknika e autorit!

Teknika e autorit është instinktivisht në shërbim të emocionit të tij, ku autori ka zgjedhur t’i përshtatet natyrës dhe stilit të tij si një thelb statik në kohë për kuptimin dhe vlerën e vetë veprës.
Si e përjeton artisti ndarjen në fund të veprës dhe transferimin e veprës në ekspozitë dhe të ekspozitës në destinacion?

Për artistin, një pikturë nuk përfundon kurrë, por ka një moment frenimi dhe ky emocion që kalon nga një pikturë në tjetrën, e cila në tërësi përbën atë që quhet evolucioni artistik i pikturës, duke prodhuar një pafundësi veprash, pra vetë arti është kërkimi i rrugës për drejt përsosjes së emocionit të shprehjes, që do të thotë se sa më e fortë të jetë një vepër emocionalisht, aq më shumë do të jetë e transmetueshme për publikun, për atë publik që ka marrëdhënie me artin.

Arti figurativ është arti i një emocioni shumë abstrakt ku piktura mund të jetë figurative por emocioni është shumë abstrakt, gjë që përkundrazi e bën atë të mbetet arti i sfinksit”. Për artistin Aden “:- Vlerat në art janë nuk arrihet vetëm nga vlerat individuale por edhe nga raporti që ka me artistët e tjerë, ndaj përmes një debati të fuqishëm ka një marrëdhënie të fuqishme artistike në unitet kohor në një evolucion shumë të bukur.

Arti i madh nuk është rastësi! Ai u bë në vende të mëdha të cilat ishin vende të debateve të fuqishme artistike.

Nëse marrim Francën e shekullit të kaluar, nga fillimi i shekullit të 20-të, deri në vitin 1945, kemi në Francë një lëvizje artistike shumë të bukur. quajtur Belle Epoque. (Në klubet artistike u përzien mendimet e estetëve, artistëve, filozofëve dhe psikanalistëve të artit, gjë që shkaktoi një revolucion të madh artistik, i cili dha rezultatet e tij në krijimtarinë e artistëve të mëdhenj si Matis Picasso Brak etj. deri në pafundësi!

Literatura
__________
Teoria Estetike Theodhor Adorno Filozof Gjerman
Amerikan E. Panosfky ( 1892- 1968).)Metodologjia
Literatura Istoria tis tehnis perkthyer nga greqishtja
Psikologji Krijimi Irina Hysi Ma terapi arti
E.F . Bazat e historise se Artit
Histori Arti Fondacioni sorros etj…

ADRIAN DEVOLLI
Porteti i Artistit:-Artist -Piktor- studiues –
Ka studiuar:- | |- Akademia e Arteve Tirane Shqipëri
Studiues i Artit Bizantin
Themelues i grupit artistik “Mur”.
Arti si një gjurmë është një pikë e ndritshme që shfaqet pas një trupi të errët të ndiçuar nga artisti në linjat e saj të hijes, nga një rreze e drejtuar drite, si një fenomen valor universal.

Lexo më shumë nga

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.