Kawas: Parlamenti rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit

Zëvendësshefja në detyrë e Misionit të SHBA në Tiranë dhe drejtuesja e USAID/Albania, Mischere Kawas mori pjesë në konferencën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Shqipëri


Zëvendësshefja në detyrë e Misionit të SHBA në Tiranë dhe drejtuesja e USAID/Albania, Mischere Kawas mori pjesë në konferencën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Shqipëri, me temë “Roli i parlamentit shqiptar në frenimin e korrupsionit”.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Kawas pohoi angazhimin e SHBA në përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe drejtësinë.

“Parlamenti ka një rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe është përgjegjësi e të gjithëve të punojnë së bashku për të luftuar korrupsionin”, tha ajo.

Aktiviteti i sotëm nxiti qeverinë, median, shoqërinë civile dhe partnerët e tjerë të mbështesin parlamentin në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës. /ATSH

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.