“The pressure of freedom”, ku lajmi kthehet në art!

REPORTAZH nga Ekspozita “The pressure of freedom” e artistit dhe gazetarit Ilir Paço


Nga Dash Frashëri

Art mbi lajme!

Ekspozita “The pressure of freedom” nga gazetari dhe artisti Ilir Paço dhe e kuruar nga Albana Kozeli është ndër më interesantet e hapura së fundi në COD – Center For Openness And Dialogue, në mjediset e Kryeministrisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga 13 shtatori deri më 10 tetor 2023.

***

Për mua si bloger dhe botues i Gazetës Online TiranaDiplomat.com është një ngjarje e bukur, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga gazetarët veteranë të një prej televizioneve më të mëdha në vend.

Arti është një pjesë e rëndësishme e Paços, i cili vjen 35 skica shumë të gjetura si ide, të vizatuara mbi letrën e lajmeve të ditës, duke na sjell një tjetër dimension të qenies së tij.

Në fakt, 35 punimet artistike mbi letrat e skenarëve të lajmeve, nuk përkojnë me përmbajtjen e këtyre të fundit, por një interpretim i frymëzimit të gazetarit/piktor.

“Në kohën e një krize globale, të dëgjosh lajme, e ca më pak t’i transmetosh ato, është burim represioni, mungesë lirie dhe frymëmarrje”, shkruan kuratorja Albana Kozeli në shkrimin që shoqëron ekspozitën e spikerit Ilir Paço.

Për të treguar represionin e lajmeve që sot nuk janë thjesht informim, janë vendosur pesë ekrane në mjediset e COD-it, ku shfaqet në mënyrë të përsëritur imazhi i gazetarit e njëkohësisht piktorit Ilir Paço, duke lexuar lajmet e ditës.

“Ajo që zëri, portreti, mendja, fjalët e artikuluara shkaktojnë te njeriu shpërfaqet në mënyrë të pavullnetshme në skica vendesh të mrekullueshme, idilike, që shpesh ngjajnë si ëndrra”, shkruan kuratorja.

Tematika e skicave është e shumëllojshme, nga varkat, bunkerët, peizazhe.

Vizitorët janë të shumtë dhe të përditshëm.

Edhe turistë të huaj e vizitonjë ekspozitën.

Ekspozita është një sukses i artistit dhe gazetarit Ilir Paço.

Përshtypjet mbi ekspozitën janë pozitive dhe të merituara.

Edhe unë shkruaj mbresat e mia nga kjo ekspozitë shumë interesante!

_______________________

Tiranë, më 16 shtator 2023

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.