Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm

Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj.


Në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio, në Korçë do të çelet së shpejti Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës “Ditët e Mios”.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative vjen në Edicionin e tij të 13-të, duke e shtrirë hartën e piktorëve këtë vit si asnjë herë tjetër në 16 shtete nga Europa dhe Ballkani.

Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj.

Magjia e Korçës në vjeshtë sjellë nga piktorët është një manifestim kulturor i urave që bashkojnë popujt dhe një promovim artistik i bukurisë natyrore që ka Korça dhe rrethinat e saj.

Ky aktivitet është bërë traditë tashmë. Që prej vitit 2007, çdo tetor në Korçë zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, emrin e të cilit e mban edhe Qendra Kulturore e Korçës.

Vangjush Mio njihet si impresionisti i parë në Shqipëri. Peizazhet e tij, të frymëzuara nga Korça e Pogradeci, janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Njëkohësisht ai ka qenë brilant edhe në realizimin e portreteve si dhe në skenografitë e kryera për teatrin e Korçës.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.