Ph. D. Oltsen Gripshi: Agron Polovina, virtuozi i ngjyrës

Ekspozita personale e piktorit Agron Polovina, e hapur në Galerinë e Artit Vlorë (6-16 tetor), ka 35 peizazhe.


Nga Dash Frashëri

Agron Polovina është një virtuoz i ngjyrës, i një pikture sa ekspresive aq dhe tonale në portretizimin e natyrës mbi kanavacë”.

Kështu e përkufizon piktorin beratas Polovina, historiani dhe kritiku i artit, Ph. D. Oltsen Gripshi, njëherësh edhe kuratori i ekspozitës. Agron Polovina i përket grupit të piktorëve shqiptarë të formuar në Akademinë  e Arteve, në Tiranë, në atelienë e grafikës (1983).

Ekspozita e hapur në Galerinë e Artit në Vlorë, do të qëndrojë e hapur deri në datën 16 tetor.

“Kjo ekspozitë personale ka vetëm 35 peizazhe të përzgjedhura nga produkti artistik i krijuar në vitet e fundit të realizuara gjatë udhëtimeve krijuese jo vetëm brenda vendit. Preferova të ekspozoj këtë herë vetëm peizazhe edhe pse piktura e peizazhit nuk përbeë gjithë “botën” time të pikturës”, tha Polovina për TiranaDiplomat.com.

“Por peizazhi është prani e pamohueshme në krijimtarinë time veçanërisht këtë periudhë. Plein air-i peizazhi i realizuar direkt në natyrë është nevojë, adrenalinë, aratisja ime krijuese në përditshmërinë jetësore, në ruajtjen e një ekulibri midis angazhimeve te lodhëshme profesionale dhe rrugëtimit të krijimit të produktit artistik”.

 “Nëse preferoj të pikturoj në natyrë përherë udhëhiqem nga emocioni. Nuk përzgjedh, por nëse ajo që kam para më “godet”, më frymëzon, më tërheq…, mjafton për të ndaluar, për të realizuar një vepër”.

“Do të veçoj që në përvojën time ekspozitat vetjake në krijimtarinë time kanë qenë ndalesa që kanë përcaktuar momente të rëndësishme për të parë dhe vlerësuar produktin e realizuar, rrugën që ka përshkruar, por njëkohesisht edhe për të ndarë me të tjerët, me miqtë, me dashamirësit e artit tim atë cfarë ka arritur”, tha Polovina.

Kuratori i ekspozitës, Ph. D. Oltsen Gripshi, jep panoramën e tij, ku shëtit bashkë me autorin nëpër destinacionet e peizazheve.

“Harta e peizazheve në krijimtarinë e Polovinës shtrihet skajeve të Shqipërisë, nga “Rrugicë në Gjirokastër”, “Amifiteatri” në Durrës, “Radhimë”, “Valbona mitike”, “Vlora”, “Lëpusha”, “Kalaja e Shkodrës”, Pogradeci”, “Butrinti” e shumë qytete të tjera.

Por kjo nuk është gjithçka, pasi në këto peizazhe gjejmë të fiksuar acarin e dimrit me borë, flladin e pranverës që fëshfërinë flokët, ngjyrat e arta plot dritë të vjeshtës dhe zhegun përvëlues të verës të cilat janë pjesë e fondit të krijimtarisë së piktorit Polovina dhe dëshmojnë kryekput talentin e pakrahasueshëm të këtij artisti fisnik, i cili mirësinë dhe shpirtin e tij ekspresiv e shfaq edhe në veprat që realizon”, shkruan Gripshi në tekstin kuratorial të ekspozitës.

“Në këtë ekspozitë vetjake Agron Polovina i paraqitet publikut me një larmi të madhe peizazhesh. Vepra që evidentojnë një pjekuri artistike të shtuar të piktorit, ku ai nuk rendet për të pikturuar me besnikëri të verbër natyrën që ka përballë, por shkon përtej, duke i mbivendosur asaj shpirtëroren që është thelbi i artit dhe i krijimit artistik.

Artisti në këtë ekspozitë na e paraqet natyrën të thjeshtuar, të pastër nga ngarkesa të tepërta elementësh të panevojshëm dhe të ngjyrtë, duke e pikturuar atë njëfrymësh”, thekson kritiku i artit, Oltsen Gripshi.

Genc Demiraj shkruan në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Në një qytet çdo aktivitet kulturor është një event ! Pra një ngjarje e bukur, aq më shumë në një qytet si Vlora, dhe aq më shumë në familjen e madhe të piktorëve të saj! Në shtëpinë e pikturës vlonjate, në Galerinë e Artit të saj, sot u çel ekspozita e pikturës, së të mirënjohurit artist beratas, Agron Polovina!

Piktorit shëtitës, i pejsazhit të mrekullueshëm shqiptar, që po aq mrekullisht me stilin e tij të veçantë dhe ekspresiv, e solli sot për dashamirësit dhe publikun vlonjat! Reth 35 – 40 pejsazhet e tij nga pothuaj gjithë trevat e vendit, tërhoqën vemendjen dhe impresionet e vizitorëve të shumtë!”, shkruan Demiraj.

“Sot ngjarja festive, ishte e Ekspos së piktorit Agron Polovina, falë edhe kurimit mbreslënës së kuratorit të Galerise sonë, piktorit Edi Kojani, në vazhdim do të kemi të tjerë piktorë mysafirë nga Shkodra apo nga Tirana, për të kulmuar në Nëntor me ekspozitën e të madhit Muntaz Dhrami!”, shkruan Demiraj.

Edhe media, ajo e shkuar dhe televizive e pasqyruan ekspozitën e bukur të piktorit beratas, Agron Polovina.

Vizitorët janë të shumtë dhe të përditshëm. Njerëz të artit, por edhe artdashës.

I fotografojnë peizazhet.

Miqtë dhe kolegët vlerësojnë punimet. Dy piktorët vlonjatë, Nestor Jonuzi dhe Agron Dine, nuk mund të mungojnë kurrsesi.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.