Tre vite pa poetin Faslli Haliti
Faslli Haliti (5 Dhjetor 1935-16Tetor 2020)
Nga Ormira Lulani
Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935.
Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë.
Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.
Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.
Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit.
Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.
Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.
Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.
Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.
Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. Antar nderi I shoqates kulturore VIZart.