“Eleganca e çajit”

“Orën e çajit e kam parë si leksion mbi elegancën, klasin, paqen e brendshme”


Nga Laura Olldashi

Hyn dhe qëndron në pritje të orës. I kishin thënë që ekziston një kohë e caktuar për të pirë çajin.

Ekziston një tavolinë e bardhë dhe filxhani mbështetur mbi të, ndërsa në pjatancën e porcelanit qëndrojnë në pritje dy biskota rrumbullake.

Mbi filxhan, avujt merrnin me vete dhe mendimet…

Sytë shkëmbeheshin, ndërsa biskota shkrihej ngadalë, në mes buzëve…

Shikon përsëri në drejtim të orës. Nuk ka ardhur akoma çasti. Ndërsa dora, si me pavetëdije, i prek gishtin, ku lëkura është akoma e vrazhdë.

I gjithë faji është i unazës. Kur e bleu, kishte shprehur fjalën “përgjithmonë”.

Kishte ndodhur në një dyqan, në periferi të Portos, ku me pak lekë mund të blihej premtimi.

Përsëri dora i rrëshqet mbi plagën. Kishte përdorur kremra të ndryshëm, për ta zbutur, por, pak kishin ndihmuar.

As prekja, as puthja jote.

Shikon përsëri rreth e rrotull dhomës. Llambadari me mijëra diamantë kërkon të zbresë katrorë dritash, në një hapësirë të limituar. Aq shumë sa edhe ajri mungon. I sposton dhe i afrohet xhamit të dritares. Me gishta krijon shenja hijeje, njerëz që kërkon t’i fusë dhe të tjerë, që i largon nga aty.

Përtej qelqit, në krahë të rrugës, bota ecën. Vrapon.

Takime për t’u bërë, takime të munguara. Njerëz të zënë, kur ti je dhe njerëz të lirë, kur ti ikën.

Vija e mesme, ku gjërat mblidhen, nuk është.

Shkëput një copë nga mjegulla e hënës dhe, si një kubet akulli, e lë të zbresë nga qafa, deri poshtë shpinës.

Pastaj, një prekje i ndalon lëvizjen. I thotë që tavolina është gati, mund të ulet.

Afrohet dhe shkon drejt saj. Gishti i vrazhdë i hesht. Unaza në dorën tjetër. Mendja i thotë që ia vlejti pritja.

(te një stacion, treni erdhi.)
Ulet dhe thotë menjëherë:

-Një filxhan me çaj të ngrohtë, të lutem! Nuk dua gjë tjetër!

Ndërsa ai e ngre nga aty. I merr pardesynë e verdhë dhe, përpara se t’ia mbështesë në supe, ia heq kubetin e mjegullës së hënës nga shpina dhe ia lidh rripin fort në bel, duke e shoqëruar deri tek dera.

-Ora e çajit sot nuk ka ardhur. Nuk është, nuk është prezantuar, pra mungon! Shko tani!

Kaq shumë fjalë, kur, thjesht, mund t’i thoshte se ishte në kohën dhe në vendin e gabuar?!

(Orën e çajit e kam parë si leksion mbi elegancën, klasin, me bisedat e gjata, prekjen e gishtave, paqen e brendshme, të kuqen e faqeve, fluturat që rrotullohen rreth një drite.)

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.