Magjia e një Ekspozite

Refleksione mbi Ekspozitën “Faksimile” të Helidon Halitit, e hapur në Galerinë FAB.


Nga Arnilda Kyçyku, piktore

Kjo ekspozitë është një rrëfim mbresëlënës për mua, një shembull i rrallë se si arti mund të krijojë një lidhje të fuqishme mes brezave, arteve dhe shpërndajë emocionin më të thellë në vepra të mrekullueshme.

Në ekspozitën “Faksimile” të artistit, profesorit tim, të njeriut të mirë Helidon Haliti, pikturat ekspozoheshin në galeri me një bukuri të pazakonshme, duke u shfaqur me ngjyra të thella dhe intensitet vizual që te frymëzonin.

Secila prej tyre bënte një deklaratë të fortë dhe të ndjeshme, duke përshkruar një histori të vërtetë emocionale nëpërmjet formave dhe ngjyrave.

Fillonin me nudo të femrave dhe atyre të kafshëve, që ishin të ndërthurura në mënyrë të magjishme me elemente të tjera.

Sfondet dinamike dhe me ngjyra të ndryshme shtonin një element të fuqishëm në secilën pikturë.

Ato shpërndaheshin në për të krijuar ndjesinë e lëvizjes dhe energjisë, duke forcuar ndjenjën e frymëzimit dhe emocionit në këto krijime të mahnitshme.

Piktura që frymëzoheshin nga poezi, dhe tek i shihja, poezite ndjeheshin; i linin vizitorët të zhyteshin tërësisht në botën e artit dhe të ndjenin thellësinë e lidhjes midis piktorit dhe poetit (babait te tij).

Më pëlqeu shumë!

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.