Në “FAKSIMILE”-n e Helidon Halitit, “Mjeshtër i Madh”

Helidoni, ky piktor magjik, të bën përvete me artin e tij.


Nga Librand Dhrami, piktor

Kisha shumë kohë, për mos të thënë dhe vite, pa marrë një udhëtim, ashtu vërtik, pikërisht për në Tiranë e për t’ju përkushtuar me kaq dashamirësi një eventi të tillë Arti, siç ishte ekspozita personale e Helidon Doni Haliti, “Mjeshtër i Madh” e për t’u bërë pjesë e këtij eventi dhe unë. – Fjala e dhënë , nuk tërhiqet , – thoshte im – atë .

E pikërisht , nën filozofinë e kësaj shprehje, e fjalës së dhënë se , – “do të vijë në ekspozitën tënde o Helidon Haliti”, e cituar aty në takimin tonë të papritur në Athinë, duhej t’i qëndroja konçiz.

Galeria “FAB”, e ndërtuar përbri Universitetit të Lartë të Arteve, do të bëhej shtëpia e dytë e radhës, jo vetëm për punët e këtij mjeshtri të madh por dhe për t’i bërë të gjithë bashkë njerëzit e mirë, siç shprehet dhe vet Ai.

 

Tablotë e Tij do të tërhiqen vëmendjen e shumë e shumë shikuesve, të artëdashësve të vërtetë por dhe të mediave të ndryshme.

Ashtu i emocionuar,që përse t’a fsheh, fillova të ndiqja me vëmendje punimet e vendosura me shije e ndriçuar nga një dorë teknike e veçantë.

Çdo pikturë,e një dimensioni përkatës shoqërohej nga një bllok i vogël shënimesh, disi i varur majtas apo djathtas,por që të tërhiqte vëmendjen e të bënte të udhëtojë në vargjet e poezisë filozofike e tepër jetësore, shkruar mbi të. Pikërisht kjo ishte dhe pikënisja e frymëzimi i autorit. Gërshetimi i të dy frymëzimeve shpirtërore At dhe bir. Dashuria që përshkruante çdo kush e që e transmetonin deri tek shikuesi e lexuesi, ashtu me frymëzimin e parë.
– Kam mbi treqind e ca blloqe trashëguar nga im-at, e që më bekojnë çdo ditë por ecurinë time, për të krijuar sa më shumë , shprehet Helidoni. Ekspresiviteti e larmia e ngjyrave, koloriti i gjetur, por mbi të gjitha vendosja e dy figurave simbol në veprat e tij, e dhisë dhe e nudos femërore, e sjellë këtu me gjenialitetin e saj,të jepnin mundësinë të udhëtoje brenda tyre e të bashkangjiteshe me të perceptuarit e kuptimit jetësor, gjë që Helidoni e transmeton me mënyrën e vet. Sepse jeta është një suprizë e, kështu, çdo artist e transmeton këtë me impresionin apo surealizmin që ndjen Ai. Dhe Helidoni, ky piktor magjik,e ka gjetur këtë mënyrë e, duke e trajtuar fuqishëm , të bën përvete me artin e Tij. Sigurisht, nën këtë nocion, shikuesit do të ishin të shumtë.

Aty nuk do të mungonte as vizita e Presidentit të Shqipërisë, Z.Barjam Begaj i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mikun dhe artin e Tij.
Në morinë e shumtë të artdashësve, diku,nga një cep do të ishin dy sy të përlotur nga gëzimi e që do e ndiqnin në çdo moment . Ishin sytë e nënës së vet,të nënës së Tij që duke e puthur në ballë për një çast, i jepte bekimin e Saj, në prani të publikut. Të gjithë u emocionuam nga ky veprim i një nëne të mirë që të mëson të “gatuash” të ardhmen e vet me më të madhen dashamirrësi. E, ashtu i emocionuar dhe unë, mora rrugën e kthimit për në Athinë.

 

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.