Kur natyrën e fusin në kornizë!

E ngulit bukurinë e saj me sytë e shpirtit, i sigurt që atë pamje e merr me vete, kudo që të shkosh


Nga Flutura Açka

Kur natyrën e fusin në korniza fotografish, e ngulit bukurinë e saj me sytë e shpirtit, i sigurt që atë pamje e merr me vete, kudo që të shkosh, kurdo që të shkosh.

Foton po ma bënte ime më e habitur me mua. Nuk i shpjegoja dot që ka kohë që shquaj një botë që sytë e pikur pas kontretes nuk e shohin, që mendjet é nginjura nga tepria nuk e perceptojnë e shpirtra të shkujdesur nga vetëkënaqja nuk e ndiejnë.

Uroj as ajo, sikurse ime gjyshe, sikurse vetja ime të mos e njohë. Iu takon njerëzve që kanë dhënë të padhënshmen për rehatinë e botës, duke u sjellë normalë në anormalitetin më të skajshëm të kësaj bote.
Në mesin e gjithë këtij pranimi, selvitë janë pemët që dëshiroj t’iu ngjaj më shumë: të vetmuara, të heshtura, hijeholla, hijerënda.

Kështu e pamërzitur me botën që përzien humanët me njerëzit, trupat me hijen, racion me shpirtin, sendet me materien, veten me të tjerët, përpiqem të të vë tonzurën e mirëkuptimit.

Por ata e shqyejnë derën, herën brutalisht, herë tinëzisht e herë mirësisht. Flegra reziston, sepse duhet të ndajë botët që nuk lodhen më kinse të jenë bashkë.

Fundjavë të mbarë, Miq!

Lexo më shumë nga

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.