“Shqipëria” e Helidon Halitit

“Mjeshtri i Madh” i dhuron 50 vepra në akuarel Presidencës. Presidenti Begaj: Helidoni, një ambasador arti!


Nga Dash Frashëri

“Shqipëria ime”!

“Mjeshtri i Madh”, piktori Helidon Haliti, i dhuron 50 vepra në akuarel Presidencës, me peizazhe nga vise të ndryshme të Shqipërisë.

Një gjest fisnik i rrallë i piktorit të mirënjohur, Haliti, që përkoi edhe me gatishmërinë dashamirëse të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Presidenti Begaj i vlerësoi artistët si “ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”. Dhe Helidon Haliti është një i tillë, një piktor me famë ndërkombëtare dhe me shumë çmime kombëtare dhe të huaja.

“Institucioni i Presidencës është i hapur për ekspozita, por do të gjykoja që ekspozita të tilla lëvizëse mund të bëhen edhe në qytete të tjera, sepse nuk duhet ta shohim vetëm Tiranën si kryeqendër të artit, pasi dhe qytetet e tjera meritojnë të kenë vëmendjen tonë. Çelja e kësaj ekspozite me pamje nga viset shqiptare në njëfarë mënyre është jo vetëm kthimi i profesorit në Atdhe, por edhe prezantimi i këtij arti patriotik”, tha Begaj.

Presidenti Begaj e vlerësoi përkushtimin e Helidon Halitit dhe punën e artistëve, duke shprehur se një shoqëri nuk mund të mbartë kurrë vlerat themelore që gjenden në zemër të qenies njerëzore nëse nuk mbështet dhe nuk respekton artin apo krijuesit e tij.

***

Artist, piktor, kurator, modelist, organizator aktivitetesh kulturore, autor librash për artin. Helidon Haliti është një figurë komplekse dhe shumëdimensionale.

***

Pak muaj më parë, Presidenti Begaj i kishte akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti Begaj mesa duket është një adhurues i piktorit Haliti, pasi pak ditë më parë vizitoi edhe ekspozitën e tij, “Faksimile”, të hapur në Galerinë FAB (6-15 nëntor 2023).

***

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë shumë ambasadorë të vendeve të ndryshme, si ata të Francës, Gjermanisë, Spanjës, Austrisë, Kosovës, Brazilit, Egjiptit, Arabisë Saudite, etj. duke dëshmuar edhe vlerësimin dhe respektin e tyre për piktorin Haliti.

Gjithashtu, e pranishme ishte dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj.

Ambasadorja e Francës, Catherinë Suard dhe ai i Gjermanisë, Karl Bergner, i shprehën Halitit dëshirën e tyre për të vizituar studion e tij, tashmë shumë të famshme.

Gjithashtu morën pjesë edhe studentë të tij të arteve pamore. Haliti është pedagog në Akademinë e Arteve.

“Kjo ekspozitë e imja iu çel një hapësirë dashamirëse në Presidencë dhe artistëve të rinj, studentëve të arteve”, tha Haliti në fjalën e tij.

Edhe familja Haliti ishte prezente në këtë ceremoni. Bashkëshortja Brikena, dhe dy djemtë: Aleksandri dhe Eriku bëjnë një fotokujtim me Presidentin Begaj.

Edhe unë, si mik i Helidonit dhe botues i “Tirana Diplomat” pata kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë ceremoni.

Për mua, si dashamirës i artit, Helidoni është edhe mentori im. Motivuesi im.

Të gjithë shprehen me admirim për akuarelet e “Donit”.

Josif Papagjoni: Ja pse më pëlqen metafora poetike në pikturë!

"Mes dy botëve", emisioni i mirënjohur i moderatorit-piktor, Helidon Haliti, rikthehet në RTSH me Edicionin e Dytë të tij.

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.