Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” hapet në Sarandë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti: Veprat e ekspozuara vijnë në këtë ekspozitë nën kurimin e studiueses Suzana Varbarica.


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta”, me vepra të përzgjedhura të pikturës prej fondit të Galerisë Kombëtare u çel në galerinë e qytetit bregdetar të Sarandës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bën të ditur se, veprat e ekspozuara vijnë në këtë ekspozitë nën kurimin e studiueses Suzana Varbarica.

Sipas saj, ekspozita krahas, vizitorëve dhe artëdashësve fton sidomos të rinj, që duan të mësojnë më shumë për vlerat dhe emrat e rëndësishëm në artet pamore.

“Rreth veprave të një koleksioni të pasur, ku spikasin emrat e Paskalit, Paços, Dhramit, Dilos, Shimës, Haxhiut, Kamberit, Shabanit, Jonuzit etj. zhvillohen orë edukimi me nxënës shkollash, që na mbushin me optimizëm për artistët dhe publikun e së ardhmes”, tha Margariti.

Piktorët e Jugut u ndalën në Galerinë e Artit në Sarandë!
Nën titullin “Paskali, artistët e Jonit dhe muret e gurta”,…

Posted by Elva Margariti on Thursday, December 14, 2023

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.