“Metaforma – shtëpia dhe bota”

Ekspozita e Fabio Thaçit u përurua sot në Galerinë FAB . Do të qëndrojë e hapur deri në 26 dhjetor.


Nga Prof. Vladimir Myrtezai

Fabio Thaçi është një profil domethënës në arenën pamore, me një histori të frakturuar me mungesa e shtresëzime normale, historike dhe me një zbarkimi të zhdërvjellët në identitetin e tij nëpër territoret bazike e herë-herë arketipale. Kjo do të ishte skica më e shpejtë për një profil që shkon drejt një trajtimi kuratorial.

Thaçi është një subjekt në kufij kontrasti, që në kujtesën e afërt të para viteve nëntëdhjetë ishte një zë agresiv dhe i parehatshëm. Futet te artistët polemistë, në të gjithë qarqet e dialogut të nënd- heshëm në kulturën shqiptare. Një natyrë e drejtpërdrejtë, si breshër në kohë më diell, por dhe një natyrë reflektuese, veti e cila e ndoqi më pas në përmbysjen e një lirie që në të shumtë u keqpërdor për disa shkaqe që kanë të bëjnë me formimin dhe një koracë artistësh që në njëfarë mënyre kishin maisur pushtetin e artit në kthina debati, herë si liri e pakontrolluar, herë si konjukturë kalimtare e kohës.

Historia e tij ka ulje-ngritje, dilema dhe një monolog të zgjatur në të gjitha tundimet për të zbu- luar identitetin e secilit nga ne që jetuam një kohë ndryshimesh që ndodhin rrallë.

Në fakt, shtrati i tij krijues ruan narrativën e një udhëtimi me natyrë zbuluese, që dekripton e në të njëjtën kohë hyn në kode të reja komunikimi, por edhe i jepet një lineariteti me merakun e ripro- dhimit të bagazhit të tij pamor, si një torbë pas shpine që ushqen krijimtarinë e tij në kohë.

Duket sikur udhëtimi i tij është linear, me një kapërcim gradual të territoreve ku përpiqet të rrisë e përvijojë shenjën e tij.


Fabio Thaçi (m), Ermir Hoxha dhe Vladimir Myrtezaj

Ai nuk ka një diafragmë të hapur, që nënkupton se vepra e tij është një lloj dialogu intim përmes shkarkesave të shkurtra emocionale që i ngjajnë embrioneve për të ndërtuar një profil me peshë në skenën e madhe të artit, por në një mosbindje kontradiktë në marrëdhënie me një prirje të re të rri- tjes së kërkesës vetjake, që ditë pas dite riformon hartën e shenjave në një kërkim të pareshtur.

Dinamika e tij e tashme kalon përmes rilevimit fillestar dhe zhvendosjes së produktit pa na ma- gjepsur, në një relacion të ngulët që, për njerëz që dinë t’i qasen një vepre arti, është e lehtë për ta zbuluar.

Forma që propozon Thaçi i ngjan platformave embrionale, dhe kështu të jep shkas t’i mendosh si pjesë e një site-specific. Po ashtu, për shkak të subjekteve që ai trajton, të rrit fantazinë e dimensionit, ose peshës fizike të imazhit, pra një tjetër stad që e përcjell shenjën tatoo apo frymën e veprës drejt kryerjes së saj.


Prof. Vladimir Myrtezai – Grosha

Një element tjetër që i jep vlerë formës së tij kontradiktë të të menduarit, është se krijon një fu- shë manjetike të pasur me shqetësime të parehatshme, një nënshtresë që buron nga informacioni, pëlqimet dhe pikëpamja kritike mbi fenomenet e artit sot.

Çasti që nga rilevimi fillestar e deri te përmbysjet konvulsive të tij i jep lojës dhe mjeteve që përd- or një zhdërvjelltësi që na lejon të depërtojmë në ndjesitë e papërkthyeshme që bart.

A ndodh kjo në moshën njëzet-vjeçare, pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë, ky nuk është problemi ynë, por pjesë e dijeve psikologjike për të hedhur dritë mbi fenomenin.

Në perceptimin tim artet pamore e ndërtojnë pjekurinë nga përvojat apo shkelja e tyre në for- më të padukshme, të papërsëritshme, dhe mekanizmi i talentit funksionin si një drejtëz vertikale në vetëdijen e artistit, nga ku e ngjiz dhe e vendos në kohë.

I vetmi moment kur artisti “zbutet” është nostalgjia, që Fabio Thaçi e manifeston në mënyrën e sjelljes dhe me një ndjeshmëri të“dorëzuar”, kjo për vetë barrën e kujtesës si një tatoo e pashlyeshme në historinë e tij. Sidoqoftë ai e manifeston lirisht duke mos pasur turp apo drojë nga rrugëtimi.

Për shkak të rrugëtimit të tij, Fabio e kaloi një pjesë të jetës në qytetin e Beratit, dhe natyrshëm atij i sillet në të pavetëdijshmen si lidhje fatale, gjë që është njerëzore, dhe ku tek-tuk rishfaqet në metarealitetin e tij të rikrijuar si sindromë e pavetëdijes apo një fakti ku ka vetëdorëzi.

Prandaj, shumëllojshmëria e shenjave, territoret informale të pikturës së tij janë ngërçe të paz- gjidhshme të një logjike lineare. Është një metafizikë që thërret në të gjitha udhëkryqet e këtij ngërçi, gjë që në art del shpesh e frytshme.

Arti pamor në Shqipëri po kryen kujtesën lineare në disa kurba domethënëse, gjë që lidhet krye- sisht me rrugëtime e arrati të allasojta që përpiqen të marrin shenjë në botën e artit. Ka një lloj vlage të amalgamuar nga përvijime dhe histori interesante, qoftë dhe për shkak të urisë së madhe pas vi- teve nëntëdhjetë.

Ishin rrugëtime që morën kohën e duhur për ta bërë edhe më të dukshëm këtë lloj kalimi pjeku- rie të artistëve drejt subjektit të tyre identifikues.

Shumë më gjatë mund të merresha me elemente dhe detaje, por do të ishte një analizë që ia merr frymën një teksti kuratorial, ndaj dhe dua ta lë autorin të shfaqet edhe si i papritur para publikut.

Autori tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara, një tokë e madhe ku secili mund të ndërtojë një të ardhme si artist; një tokë e madhe që bëhet interesante nga diversiteti dhe historitë e panumërta të një bimësie artistësh që herë izolohen në një identitet guaskë, herë të tjera e tejkalojnë oqeanin për të kërkuar e kujtuar harmoninë midis ikjes dhe qëndrimit, midis vetjakes dhe të huajës, midis shenjës dhe pafundësisë së hapësirës dhe midis të priturës dhe të papriturës.

Prof. Vladimir Myrtezai – Grosha

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.