A janë prej ari dekoracionet e qëndismave në tekstile?

Po çfarë thonë historia dhe analizat?


Nga Frederik Stamati

A jane prej ari dekoracionet e qendismave ne tekstile?

Gjithmone thuhet se “është e qëndisur me fije ari”.

Po çfare thote historia dhe analizat?

Dikur, ne lashtesi, perdorej fije ari per qendismat ne veshje, etj.

Tekstilet e lashta, te zbuluara ne germimet arkrologjike kane qene vertet te qendisura me fije ari. Kete e tregojne analizat.

Me kalimin e kohes u rrit shume kerkesa per fije ari. Nuk perballohej. Ne shekullin e XII merr fund perdorimi i fijeve komplet prej ari. Madje edhe per mbreterit.
Qe ne ate kohe filloi perdorimi i fijeve prej argjendi te veshura me ar. Psh, keshtu jane fijet e qendismave ne epitafin e Gllavenices. Madje merrej nje fill mendafshi, e ky peshtillej me “ar”. Per te prodhuar kete lloj filli veprohej keshtu: pergatitej nje flete shume e holle prej argjendi me dimensione 10X10 cm. Lahej me ar. Pastaj pritej ne shirita me gjeresi 1 mm, e kjo i peshtillej fillit te mendafshit. Pune vertete e madhe dhe e veshtire. Ku behej? Nuk dihet me saktesi. Por ka disa analiza orientuese, qe bazohen ne raportin e elementeve. Psh, ka rezultuar se filli i perdorur per qendismat e epitafit te Gllavenices eshte blere diku ne Azine e vogel.
Me kohe dolen fijet e bakrit te lara me ar.
Rritja e kerkesave per fije ari, shtyu kimistet te gjenin nje zgjidhje. Ne shek XIX u shpik metoda e atakimit te fijeve prej bakri me avuj zingu. Formohej ne siperfaqe te bakrit nje shtrese e holle prej tunxhi me ngjyre te verdhe qe imiton arin. Me kete fill jane qendisur shumica dermuese e dekoracioneve.
Ky fill nuk eshte shume i durueshem. Atje ku ferkohet demtohet siperfaqja dhe oksidohet e nxihet bakri. Ky fill jeshiliset nga parfumet, djersa, vajrat dhe salcat nga ushqimet dhe produkteve kozmetike. Dhe nuk riparohet dot. Largohet kimikisht jeshilja dhe del bakri.

“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Piktori i kompozimeve të fuqishme dhe portreteve hiperrealiste celi ekspozitën e tij në "Maritim Plaza Hotel" në Tiranë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.