“La Repubblica”: Oferta turistike e Shqipërisë çelësi i zhvillimit për të ardhmen
Gjatë 10 viteve të fundit, sektori i turizmit ka qenë një prioritet në strategjinë e bashkëpunimit zhvillimor të Italisë.
Shqipëria nuk është një alternativë parajsore me kosto të ulët kundrejt Italisë, por një destinacion turistik që duhet zgjedhur me vetëdije për ofertën e saj të jashtëzakonshme natyraliste, që e bën atë unike në panoramën evropiane, tha ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro në një intervistë për “La Repubblica”.
Objektivi i selisë së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë është të rakordojë zhvillimin ekonomik me qëndrueshmërinë mjedisore, një pikë ende kritike në negociatat e anëtarësimit të vendit me BE-në.
Gjatë 10 viteve të fundit, sektori i turizmit ka qenë një prioritet në strategjinë e bashkëpunimit zhvillimor të Italisë.
Mjedisi dhe turizmi i qëndrueshëm janë tema të rëndësishme për qeverinë shqiptare.
“Vizioni i ministrisë është të zhvillojë turizmin, që nuk është i përqendruar vetëm në bregdet, por në të gjithë territorin e vendit dhe për një kohëzgjatje gjatë gjithë vitit”, tha Kumbaro.
Shqipëria është e pasur me zona natyrore të pandotura dhe për këtë arsye potencialisht ka tërhequr interesin e udhëtarëve.
Shpirti i saj natyraliste, së bashku me qasjen e qëndrueshme, duhet të ruhet në përputhje me punët e realizuara nga Bashkëpunimi Italian.
Projektet e nisura me Italinë synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e mbi 15 parqeve natyrore dhe pothuajse 800 zonave të mbrojtura që sot përfaqësojnë 21,5% të territorit.
Nga viti 2000 e deri më sot, së bashku me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, janë realizuar projekte të rëndësishme të qëndrueshmërisë mjedisore dhe turistike të cilat kanë përfshirë qytete si Vlora, me parkun natyror të Nartës dhe Llogarasë dhe zonën e Përmetit.
Prandaj, puna e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor shkon paralelisht me investimet mjedisore të qeverisë shqiptare, të cilat janë prioritet për Shqipërinë dhe tregojnë një vizion afatgjatë që synon mbrojtjen e territorit.
“Ne po investojmë që njerëzit të qëndrojnë në qytetet e tyre, të punojnë dhe ndërtojnë të ardhmen atje, qofshin ato urbane apo rurale”, tha Kumbaro.
“Mendojmë se vlera është pikërisht diversiteti nga një fshat në tjetrin, nga një qytet në tjetrin dhe duam ta ruajmë këtë pasuri të çmuar”, shtoi ajo.
“Ideja është të eksportohet modeli italian i fshatrave dhe konsorciumeve”, tha shefja e “AICS Tirana”, Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, Stefania Vizzaccaro.
Objektivi është rritja dhe fuqizimi i aktivitetit agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por ta shndërrojnë tiparitetin e tyre unik në artin e mikpritjes, ashtu siç ndodh në fshatrat e vegjël italianë.
“Me AICS kemi punuar edhe për cilësinë e produkteve bujqësore, për t’i përafruar ato me standardet evropiane për të garantuar cilësi të lartë të prodhimit”, tha Vizzaccaro.
“Kështu lindi “Made with Italy”, një markë etike për të promovuar produktet e shkëlqyera shqiptare dhe territoret e tyre”, tha ajo.
(Marrë nga ATSH)